Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Shtresë Aloe Vera me 5 zona 4+1

Photo
Video
-50%

Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Po ashtu, ka mbulesë luksoze me 1cm Formacell. Është e pasur me Aloe Vera, trajtimin CleanEffect dhe sistemin AirX. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.

Shtresë Aloe Vera me 5 zona 4+1

Nga Çmimi i rregullt: 109,90 € Nga


Çmimi special: 54,95 € Nga

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 30
Më shumë

Shtresa Aloe Vera me 5 zona është një mënyrë ideale për të shtuar më shumë rehati në shtratin ku flini. Ka bërthamë prej sfungjerit Orthocell, i cili i përshtatet formave trupore dhe 5 zona të ndryshme për lehtësimin e pikave të presionit. Po ashtu, ka mbulesë luksoze me 1cm Formacell. Është e pasur me Aloe Vera, trajtimin CleanEffect dhe sistemin AirX. Mbulesa e shtresës mund të lahet në 30°C.

Më shumë
Përshkrimi

Për një shtrat më të rehatshëm

Shtresa Aloe Vera me 5 zona 4+1 është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar cilësinë e gjumit. Thjesht vendoseni sipër dyshekut dhe shijoni rehatinë dhe mbështetjen luksoze që ju ofron. Po ashtu, mund ta shtroni në divan, e madje edhe në dysheme.

Rehati 4+1 dhe 5 zona për lehtësimin e pikave të presionit

Shtresa ju ofron 5cm mbështetje luksoze kudo që e shtrini, sepse është punuar me teknologjitë më të fundit në Dormeo.

  • Shtresa ka bërthamë 4cm prej sfungjeri Orthocell – një sfungjer i ri me strukturë 3D, që i përshtatet formave trupore. Kjo shtresë mundëson qarkullim të vazhdueshëm dhe efikas të ajrit, duke ju siguruar një ambient gjumi më të pastër.
  • Po ashtu, pjesa e sipërme e shtresës përbëhet prej 1cm sfungjer Formacell, i cili ju ofron luks shtesë çdo natë.

Dizajni i veçantë me 5 zona ju ofron mbështetjen e duhur për kokë, qafë, trungun e trupit, ije dhe këmbë. Kjo zvogëlon pikat e presionit në trupin tuaj, duke ju ndihmuar ta shtrini shtyllën kurrizore në mënyrën e duhur dhe të bëni gjumë të rehatshëm. Në këtë mënyrë, do të zgjoheni më të freskët, me më shumë energji dhe pa dhimbje.

Praktike – ruhet dhe bartet lehtë

Kjo shtresë e lehtë mbështillet lehtësisht sa herë që keni nevojë ta ruani ose ta merrni me vete. Ka një çmim të volitshëm krahasuar me cilësitë që ofron, mund të përdoret për gjumë brenda në shtëpi, por edhe për aktivitete jashtë shtëpisë.

  • Shtrojeni sipër dyshekut të vjetër dhe shijoni rehati të re.
  • Shtrojeni në dysheme apo divan, për të krijuar një vend gjumi për mysafirët.
  • Merreni me vete në kamping apo udhëtime tjera, për rehati shtesë.
  • Ideale për t’u përdorur në konvikte studentësh, sepse ofron një rehati dhe higjienë shtesë.

Qëndron e thatë dhe e pastër

Strukturat e sfungjerëve Orthocell dhe Formacell mundësojnë qarkullim të vazhdueshëm të ajrit gjatë natës, duke parandaluar mbingrohjen ose grumbullimin e lagështisë, e cila krijon njolla, aroma të pakëndshme dhe myk. Trajtimi CleanEffect në mbulesë siguron mbrojtje ndaj baktereve, mikrobeve dhe mikrogrimcave të pluhurit, duke parandaluar alergjitë dhe irritimin. Rrjeta AirX, me një dizajn në të gjelbër të ndritshme, po ashtu siguron ajrosje të vazhdueshme, për një ambient gjumi më të freskët gjatë tërë vitit.

Aloe Vera, për butësi natyrale

Sipërfaqja e shtresës është trajtuar me Aloe Vera, e cila i jep shtresës butësi natyrale. Vetitë rigjenreuese të bimës Aloe Vera po ashtu ndihmojnë në mirëmbajtjen e shtresës.

Mbuesë cilësore, e cila mund të lahet

Shtresa ka mbulesë e cila është punuar 100% prej fibrave të ricikluara. Mbulesa mund të mund të lahet në 30°C, për të siguruar pastërti të plotë. 

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Orthocell foam™
Linja Dormeo Comfort
Mbështjellësi 100% polyester, Formacell
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star