SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Shtresë Bamboo 3+1

100 80 1
SKU: 99-1000159059
Photo
Video

Shndërroni dyshekun e vjetër, divanin apo dyshemenë në një vend të rehatshëm për fjetje, me shtresën Bamboo 3+1! Kjo shtresë kombinon teknologjitë më inovative në fushën e gjumit me vetitë natyrale të bambusë, materialit më të qëndrueshëm që njihet! Shijoni komoditetin e sfungjerit Ecocell® dhe freskinë që ofron materiali AirX dhe bëni gjumin që gjithmonë keni ëndërruar. Shtresa Bamboo ka lartësi 4cm dhe pjesa e sipërme është e pasur me trajtimin CleanEffect, për një ambient sa më higjienik. Në dispozicon më 5 madhësi.

Shtresë Bamboo 3+1
Nga 99,90 € Nga
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Shndërroni dyshekun e vjetër, divanin apo dyshemenë në një vend të rehatshëm për fjetje, me shtresën Bamboo 3+1! Kjo shtresë kombinon teknologjitë më inovative në fushën e gjumit me vetitë natyrale të bambusë, materialit më të qëndrueshëm që njihet! Shijoni komoditetin e sfungjerit Ecocell® dhe freskinë që ofron materiali AirX dhe bëni gjumin që gjithmonë keni ëndërruar. Shtresa Bamboo ka lartësi 4cm dhe pjesa e sipërme është e pasur me trajtimin CleanEffect, për një ambient sa më higjienik. Në dispozicon më 5 madhësi.

Më shumë
Përshkrimi

Një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike për ta përmirësuar sipërfaqen ku flini

Një shtresë është një mënyrë e shpejtë, efektive dhe ekonomike për ta përmirësuar vendin ku flini – qoftë dyshek i vjetër, divan apo dysheme. Shtresa Bamboo do t’ju ofrojë mbëshetetje dhe rehati për shpinën tuaj, që ju të zgjodheni më të çlodhur. Shijoni komoditetin që ofron sfungjeri Ecocell (3cm) dhe sfugjeri Memory (1cm), të kombinuar me material AirX dhe trajtim CleanEffect, për ajrosje dhe freski.

Ekstra mbështetje aty ku ju duhet

Nëse dysheku juaj është shumë i fortë ose shumë i butë, mund të jetë i parehatshëm për ju. Nëse nuk mund ta ndërroni menjëherë dyshekun, një shtresë është zgjidhje më ekonomike për ta përmirësuar gjumin. Shtresa Bamboo 3+1 do ta balancojë sipërfaqen e gjumit, për t’ju ofruar ekstra mbështetje dhe rehati aty ju keni nevojë.

Mrekullia natyrale e bambusë në shtratin tuaj!

Materialet prej bambusë janë eko-miqësore, andaj janë përdorur për vite me radhë. Falë fijeve viskoze, ky material ndihmon në mënyrë natyrale në rregullimin e temperaturës dhe absorbon lagështinë. Në këtë mënyrë, parandalon rritjen e baktereve të dëmshme, dhe siguron një ambient gjumi më higjienik.

6 mënyra për se si e përmirëson gjumin kjo shtresë

Kjo shtresë kombinon 6 nga teknologjitë më të mira të Dormeo-s, për t’ju sjellur një tjetër nivel të rehatisë dhe mbështetjes:

  1. Bërthama e shtresës përbëhet prej 3cm sfungjer Ecocell®, me një strukturë qelizore 3D dhe fleksibile, e cila i përshtatet trupit tuaj dhe ofron fortësinë + mbështetjen që ju duhet. Dizajni unik siguron qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, për ta mbajtur shtratin më të thatë dhe higjienik.
  2. 1cm sfungjer Memory ofron mbështetje dhe rehati të personalizuar.
  3. Shtresa është e mbështjellur me rrjetë AirX – një material që siguron ajrosje të shkëlqyer, për një ambient gjumi më të freskët.
  4. Mbulesa e shtresës është punuar nga një përzierje e pambukut dhe fibrave viskoze të bambusë, për më shumë rehati, butësi, qëndrueshmëri dhe freski.
  5. Pjesa e sipërme e shtresës është trajtuar me CleanEffect, trajtim i njohur anti-bakterial, anti-mikrobe dhe anti-pluhur.
  6. Pjesa e poshtme e shtresës ka pika anti-rrëshqitëse, që  shtresa të qëndrojë stabile në vendin ku e vendosni.

Praktike dhe e gjithanshme

Një shtresë është çdo herë një produkt i çmuar në shtëpi. Ju mund ta përdorni edhe për mysafirë, duke ua shndërruar divanin në një vend më të rehatshëm. Mund ta përdorni në karavan apo ta merrni me vete kur shkoni në udhëtime, që ta ndjeni rehatinë e shtëpisë kudo. Shtresa ka peshë të lehtë, andaj bartet lehtësisht dhe është në dispozicion në 5 madhësi: 90x200cm 120x200cm, 140x200cm,160x200cm dhe 180x200cm.

Shënim: Mbështjellësi i kësaj shtrese nuk mund të hiqet dhe të lahet, andaj për arsye higjienike nuk rekomandohet për përdorim në natyrë. Por nëse e përdorni jashtë, sigurohuni që ta mbështjellni me ndonjë mbulesë shtesë, të cilën mund ta lani pastaj.

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza 3cm polyurethane foam (Ecocell foam), 1cm viscoelastic polyurethane foam (memory foam)
Lartësia 4 cm
Linja Dormeo Vitality
Materialet e dyshekut Sfungjer Ecocell®, Sfungjer Memory, Trajtim antibakterial
Mbështjellësi 70% ployester, 30% viscose (bamboo cellulose)
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po

Vlerësimet e Konsumatorëve (1 Vlerësime)

4

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Lazim Krasniqi

www.dormeo-ks.com

Jashtezakonisht e mire
Veshtire te mendohet me mire eshte me te vertete e pazevendesueshme