SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Shtresë Bianca

Photo
Video
-45%

Shtresa Bianca është zgjedhja e duhur për ta shndërruar shtratin e vjetër ose divanin në një vend të rehatshëm për gjumë. Kjo shtresë përmban 3cm sfungjer Ecocelll dhe 1cm sfungjer memory, për t’ju përshtatur sa më mirë formave trupore. Pjesët anësore të shtresës janë të pasura me sistemin AirX, për të siguruar qarkullim të ajrit, kurse mbulesa është trajtuar me CleanEfect, për mbrojtje nga bakteret dhe mikrogrimcat e pluhurit. Pjesa e poshtme e shtresës ka sipërfaqe jo-rrëshqitëse, për t’ju siguruar gjumë sa më të rehatshëm. Në dispocizion janë tri dimensione: 90x200cm, 140x200cm dhe 160x200cm.

Kjo ofertë vlen vetëm edhe
Shtresë Bianca

Çmimi i rregullt: 129,90 €


Çmimi special: 71,44 €

Stock: 1
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Shtresa Bianca është zgjedhja e duhur për ta shndërruar shtratin e vjetër ose divanin në një vend të rehatshëm për gjumë. Kjo shtresë përmban 3cm sfungjer Ecocelll dhe 1cm sfungjer memory, për t’ju përshtatur sa më mirë formave trupore. Pjesët anësore të shtresës janë të pasura me sistemin AirX, për të siguruar qarkullim të ajrit, kurse mbulesa është trajtuar me CleanEfect, për mbrojtje nga bakteret dhe mikrogrimcat e pluhurit. Pjesa e poshtme e shtresës ka sipërfaqe jo-rrëshqitëse, për t’ju siguruar gjumë sa më të rehatshëm. Në dispocizion janë tri dimensione: 90x200cm, 140x200cm dhe 160x200cm.

Më shumë
Përshkrimi

Për rehati të plotë gjatë fjetjes

Thuani lamtumirë netëve pagjumë dhe të parehatshme, sepse shtresa Bianca 3+1 i plotëson të gjitha kushtet për t’ju ofruar gjumë të qetë dhe të rehatshëm. Është e punuar me materiale cilësore dhe nuk rrëshqet, andaj, thjesht vendoseni në sipërfaqen e parehatshme dhe flini rehat.

Materialet dhe trajtimet

Shtresa Bianca ka sfungjer Ecocell 3cm, një sfungjer cilësor me strukturë qelizore tri-dimensionale, i cili mundëson qarkullimin e ajrit dhe ju ofron një shtrojë të rehatshme për gjumë. Shtresa po ashtu ka edhe sfungjer Memory 1cm, i cili i përshtatet formës trupore dhe ju siguron rehati shtesë.

Mbulesa e shtresës Bianca është e pasur me trajtimin CleanEffect, për t’i siguruar shtresës freski dhe pastërti. Falë këtij trajtimi, shtresa është e mbrojtur prej baktereve apo mikroorganizmave të ndryshëm të pluhurit.

Po ashtu, pjesët anësore të shtresës përmbajnë sistemin AirX, për t’i siguruar qarkullim të plotë të ajrit.

Ku mund ta përdorni?

Ne e përmendëm që me shtresën Bianca do ta shndërroni dyshekun e vjetër në një vend gjumi të rehatshëm. Por kjo shtresë cilësore mund të përdoret edhe në plot vende dhe rastetë të tjera:

  • Në divan - për njerëzit që flenë në sipërfaqe jo të rehatshme, sikurse divani;
  • Për mysafirë - nëse keni një banesë apo shtëpi të vogël, mbase nuk keni shtretër shtesë, por shtresa Bianca mund t’ju kryejë punë;
  • Për udhëtime apo pushime - për njerëzit që udhëtojnë shpesh dhe duan ta marrin rehatinë me vete (në shtëpi-pushimore, karavane, kamping, festivale, etj);
  • Për konvikte - konviktet janë shtëpi e dytë për plot studentë, por jo të gjithë mund ta sigurojnë një dyshek të mirë e të shtrenjtë. Andaj, shtresa Bianca është e duhura edhe në këtë rast;
  • Për ushtrime - për njerëzit që praktikojnë joga apo ushtrime të tjera.

 

Specifikat Teknike
Linja Dormeo Comfort
Programi Dormeo gjumë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star