Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 3+2

Kjo shtresë 5cm është kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. Shtresa përbëhet prej 3cm sfungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtësim të pikave të presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një vend të shumë të rehatshëm për fjetje. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® që ka në mbulesë.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Kjo shtresë 5cm është kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. Shtresa përbëhet prej 3cm sfungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtësim të pikave të presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një vend të shumë të rehatshëm për fjetje. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® që ka në mbulesë.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mbështeje e duhur dhe shumë rehati
Nëse flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje në shpinë apo qafë. Por jo me këtë shtresë. Divani i vjetër, dysheku i vjetër, i fortë apo shumë i butë, e madje edhe dyshemeja, lehtësisht mund të kthehen në vende rehatie për gjumë, nëse e shtroni shtresën Memosan Ultimo Roll-up 2+3.
Memosan Ultimo Roll-up 2+3 është një shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron shtrirjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës unike të trupit tuaj, duke ju siguruar extra rehati. Është e lehtë ta përdorni dhe ta ruani shtresën, sepse ka rripa dhe mund të mbështillet.
Vrimat e veçanta në bërthamë krijojnë mbështetje të personalizuar për kokën, supet, këmbët dhe zonën e shputave. Falë këtyre vetive, shtresa i përshtatet më mirë zonave specifike të trupit dhe ofron mbështetjen e duhur:
- ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.
- ZONA B - zona e ijeve për mbështetje të duhur dhe shpërndarje të barabartë të peshës.
Shtresa Memosan Ultimo Roll-up 2+3 ka:
- Kombinim të përsosur të mbështetjes dhe rehatisë;
- 3cm bërthamë prej sfungjerit cilësor Ecocell®;
- 2cm sfungjer të rehatshëm memory;
- Vrima të veçanta për më shumë ajrosje;
- Sipërfaqe e thatë dhe e freskët gjumi;
- Veti të shkëlqyera termorregullative - trajtim Moov&Cool;
- Higjienike - trajtimi CleanEffect® siguron mbrojtje nga bakteret, pluhuri dhe mikrobet;
- Extra ajrosje falë sistemit AirX;
- Mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet;
- Dizajn modern dhe tërheqës;
- Mund ta përdorni në shumë raste.
Shikoni brenda shtresës
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lartësi5cm
Mbaje kursorin mbiTap on për detaje rreth produktit.
-
Rripa, për përdorim dhe bartje më të lehtë.
-
Sfungjer memory për rehati; vrima të veçanta për extra ajrosje.
-
Dizajn modern dhe tërheqës.
-
ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.
-
Ecocell për mbështetje të duhur.
-
Trajtim Moov&Cool për veti të shkëlqyera termorregullative.
-
ZONA B - zona e ijeve për mbështetje të duhur dhe shpërndarje të barabartë të peshës.
-
Trajtimi CleanEffect për higjienë të plotë.
-
Sistemi AirX system për më shumë ajrosje.
-
ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe zona e shputave, vrima të veçanta për mbështetje të duhur dhe rehati.
Ambient i përshtatshëm për gjumë
Ambienti ku flini duhet t’i ketë ‘përbërësit’ e duhur, në mënyrë që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është edhe reagimi ndaj temperaturës së trupit.
Temperatura e përshtatshme është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, atëherë do të bëni gjumë me ndërprerje dhe do të zgjoheni të lodhur. Prandaj, ambienti i gjumit duhet të jetë i freskët, i thatë dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Po ashtu, temperatura e përshtatshme kontribuon edhe për një higjienë më të mirë.
Trajtimi termorregullativ është një risi që e pasuron cilësinë e gjumit tuaj - ju flini më mirë, më shumë dhe më shëndetshëm.
Trajtimi termorregullativ Moov&Cool në pjesët e sipërme anësore të mbulesës.
Extra ajrosje
Sfungjeri memory ka vrima speciale të cilat e rrisin qarkullimin e ajrit, duke ju siguruar një ambient gjumi edhe më të ajrosshëm.
Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX - rrjetë e ajrosshme e cila siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.
Higjienike
Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i jep shtresës veti anti-bakteriale, anti-mbikrobe dhe anti-pluhur. Po ashtu, e mban shtresën të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
Për extra higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet.
Praktike dhe e dobishme kudo
Shtresa Memosan Ultimo Roll-up 2+3 ka rripa të veçantë me të cilët mund ta mbështillni dhe mbërtheni lehtësisht. Po ashtu, është e përshtatshme për ta marrë me vete kudo që ju duhet mbështetje dhe rehati shtesë.
Ku mund ta përdorni këtë shtresë?
Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni merreni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.
Divan
Dyshek të parehatshëm
Shtëpiza
Kamping
Karavan
Festivale
Konvikte
Banesa të vogla
Përdorimi dhe montimi bëhen lehtësisht
Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.
-
1
Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.
-
23
Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.
-
4
Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.
- Specifikat Teknike
-
Trajtim antibakterial Po Baza Top layer: viscoelastic polyurethane foam (memory foam); Bottom layer: polyurethane foam (Ecocell®) Lartësia 5 cm Linja Dormeo Vitality Mbështjellësi Top and front lateral side: 100% polyester; Bottom and lateral side: 100% polyester (AirX System); Inner cover: 100% polyester Mbështjellësi mund të pastrohet Po Programi Dormeo gjumë Shpuzë memoruese Po