- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Nëse flini në një dyshek të vjetër apo divan të parehatshëm, përmirësoni sipërfaqen e gjumit shpejt dhe lehtë me këtë shtresë! E punuar me 5cm sfungjer Ecocell®, ka 3 zona komforti për të siguruar mbështetjen adekuate për supe, ije dhe këmbë. Mbulesa e kësaj shtrese është e pasuruar me aromën natyrale dhe qetësuese të çajit të gjelbër. Po ashtu, është trajtuar edhe me CleanEffect®, për mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobe dhe kundër aromave të pakëndshme.
Nëse flini në një dyshek të vjetër apo divan të parehatshëm, përmirësoni sipërfaqen e gjumit shpejt dhe lehtë me këtë shtresë! E punuar me 5cm sfungjer Ecocell®, ka 3 zona komforti për të siguruar mbështetjen adekuate për supe, ije dhe këmbë. Mbulesa e kësaj shtrese është e pasuruar me aromën natyrale dhe qetësuese të çajit të gjelbër. Po ashtu, është trajtuar edhe me CleanEffect®, për mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobe dhe kundër aromave të pakëndshme.
Një shtresë Dormeo do ta shndërrojë sipërfaqen e gjumit në një vend më të rehatshëm dhe mbështetës, qoftë nëse flini në dyshek të vjetër, divan apo edhe dysheme! Po ashtu, një shtresë është mënyrë më ekonomike dhe e shpejt për ta shtuar rehati në vendin ku flini. Dhe jo vetëm në shtëpi, por ju mund ta bartni lehtësisht edhe kur shkoni në udhëtime apo në kamping – kudo vete, rehatinë me vete!
Kjo shtresë ju ofron një nivel tjetër rehatie dhe mbështetje, falë 5cm sfungjer Ecocell®. Ky sfungjer i mrekullueshëm ka një strukturë qelizore të hapur dhe elastike, e cila i përshtatet formave të trupit tuaj. Në këtë mënyrë, siguron mbështetjen dhe rehatinë që i duhet shpinës suaj. Sipërfaqja unike e shtresës ju ofron ndjesinë e një masazhi të këndshëm gjatë gjumit, kurse 3 zonat e ndara ofrojnë nivele të ndryshme të mbështetjes për pjesët e trupit.
Tash mund t’i shijoni edhe në këtë shtresë, benefitet qetësuese të çajit të gjelbër! Mbulesa e shtresës është e pasuruar me ekstrakt të çajit të gjelbër, dhe gradualisht liron aromën e këndshme e qetësuese, duke krijuar një atmosferë relaksuese për gjumë.
Shtresa është e pasuruar edhe me tretmanin CleanEffect®, i cili siguron mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobe dhe anti-pluhur. Pra, e mban shtresën të freskët dhe pa aroma të pakëndshme. Një shtresë higjienike, është e përshtatshme për të gjithë, sidomos ata që vuajnë nga alergjitë apo kanë lëkurë të ndjeshme.
Kjo shtresë do të jetë një aksesor i çmuar në shtëpinë tuaj, sepse mund ta përdorni në raste të ndryshme. Po ashtu, nëse ju duhet ta merrni diku, thjesht mbështilleni dhe mund ta bartni lehtësisht.
Shënim: Mbështjellësi i kësaj shtrese nuk mund të hiqet dhe të lahet, andaj për arsye higjienike nuk rekomandohet për përdorim në natyrë. Por nëse e përdorni jashtë, sigurohuni që ta mbështjellni me ndonjë mbulesë shtesë, të cilën mund ta lani pastaj.
Linja Dormeo | Comfort |
---|---|
Materialet e dyshekut | Sfungjer Ecocell® |
Programi Dormeo | gjumë |