Tepih Clean&Protect

Mos i lini mikrobet & bakteret ta kalojnë pragun e shtëpisë suaj, duke përdorur tepihun 2në1 Clean&Protect. Njëra anë e tepihut është e dizajnuar për ta mbajtur dezinfektuesin, në të cilin ju mund ta pastroni fundin e këpucëve. Kurse ana tjetër përdoret për t'i tharë këpucët, para se të hyni brenda. Është i punuar me materiale të qëndrueshme & eko-miqësore, andaj është i sigurtë për putrat e kafshëve.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Mos i lini mikrobet & bakteret ta kalojnë pragun e shtëpisë suaj, duke përdorur tepihun 2në1 Clean&Protect. Njëra anë e tepihut është e dizajnuar për ta mbajtur dezinfektuesin, në të cilin ju mund ta pastroni fundin e këpucëve. Kurse ana tjetër përdoret për t'i tharë këpucët, para se të hyni brenda. Është i punuar me materiale të qëndrueshme & eko-miqësore, andaj është i sigurtë për putrat e kafshëve.
Më shumë - Përshkrimi
-
Mos i lini mikrobet & bakteret ta kalojnë pragun e shtëpisë suaj
Bota jashtë mund të jetë një vend i papastër, e madje edhe këpucët më të pastra mund të bartin mikrobe & baktere të padukshme brenda shtëpisë suaj. Këto mikroorganizma lehtësisht mund të shumohen dhe të shkaktojnë sëmundje. Por tash, mund të siguroheni që këta mikroorganizma të dëmshëm të mbesin jashtë shtëpisë suaj. Thjesht, përdoreni tepihun e qëndrueshëm & efektiv - Clean&Protect.
Tre hapa për një shtëpi më të pastër & të sigurtë
Ky tepih i hyrjes do t'ju ndihmojë ta mbani shtëpinë pastër dhe pa mikrobe, përmes 3 hapave të thjeshtë:
-
1
Vendosni dezinfektues ose pastrues në njërën anë të tepihut.
-
2
Shkelni mbi të dhe fërkoni thembrat e këpucëve.
-
3
Shkelni në anën tjetër për t'i tharë thembrat e këpucëve.
Materiale eko-miqësore
Tepihu është punuar me materiale të qëndrueshme dhe eko-miqësore, për përdorim afatgjatë.
- Pjesa e poshtme është punuar me ECO PVC, një material i fortë i cili mund të riciklohet lehtësisht. Po ashtu, ka sipërfaqe jo-rrëshqitëse, prandaj qëndron sigurtë mbi çdo dysheme të fortë.
- Pjesa e sipërme është është bërë nga fibra të forta poliesteri dhe polipropileni. Këto fibra po ashtu kanë veti absorbuese, antibakteriale, thahen shpejt dhe janë rezistente ndaj njollave.
12Mirëmbahet lehtë
Kur doni ta pastroni këtë tepih, thjesht e vendosni nën ujë të rrjedhshëm, e shpërlani dhe e lini të thahet para se ta përdorni përsëri e përsëri.
I sigurtë për kafshët
Tepihu Clean&Protect është aksesor ideal edhe për ata që mbajnë kafshë shtëpiake, sepse edhe kafshët mund t'i pastrojnë putrat para se të hyjnë brenda. Krejt çka duhet të bëni, është që në këto raste të përdorni ujë, ujë me shampon (që është i përshtatshëm për kafshë) ose ndonjë dezinfektues për kafshë.
Praktik & elegant - në dy ngjyra
Ky tepih dezinfektues është në dispozicion në dy ngjyra të bukura (e gjelbër dhe hiri), po ashtu edhe me një kombnim të ngjyrës së kaftë. Ka përmasa 83x30cm dhe trashësi 0.8cm.
-
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet 83x50x0,8cm Material polyester, PVC mund të lahet pastrohet në dorë