- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kultivoni kopshtin, apo lulet ose bimët në vazo me këtë set veglash praktike, të dizajnuara për punimin e pjesëve më të vogla të tokës. Seti Tornadica ka një shat të vogël, një shat për bluarje (mini Tornadica), karrocë dhe një grabujë të vogël me dorezë ergonomike.
Kultivoni kopshtin, apo lulet ose bimët në vazo me këtë set veglash praktike, të dizajnuara për punimin e pjesëve më të vogla të tokës. Seti Tornadica ka një shat të vogël, një shat për bluarje (mini Tornadica), karrocë dhe një grabujë të vogël me dorezë ergonomike.
Dekada e kaluar është bërë gjithnjë e më industrializuar dhe urbane. Andaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ushqim bio, të kultivuar nga duart tona.
Tash mund të kultivoni më lehtë e më shpejt perime në kopshtin tuaj, me setin 4 pjesësh Tornadica!
A keni një kopsht të vogël, një kopsht terrace apo keni bimë / lule të mbjellura në vazo? Nëse po, atëherë ju prezentojmë setin e veglave praktike dhe më të përdorura – Tornadica.
Këto 4 vegla praktike janë perfekte:
Përdorni këto vegla në kopshtin e terracës, për bimët në vazo apo hapësirat e punuara përreth shtëpisë. Këto vegla barten lehtë dhe zënë pak hapësirë.
Përdoreni për t’i mbushur vrimat, për mbjellë në zona më të dendura, për t’i hequr barishtet e këqija, etj.
Me këtë vegël mund ta gërmoni tokën deri në 10cm thellësi me lëvizje rrotulluese. Me vetëm një lëvizje, ju mund të krijoni vrima për mbjelljen e fidanëve.
Është dizajnuar për të krijuar hulli gjatë shpërndarjes së farave apo mbjelljes.
Me këtë grabujë mund t’i mbledhni gjethet, degët e vogla dhe t’i tërhiqni barishtet.
Të gjitha veglat Tornadica janë të farkëtuara me dorë dhe të salduara nga çeliku cilësor. Kjo do të thotë se këto mjete janë shumë të qëndrueshme dhe se do të mund t’i përdorni për vite me radhë. Shihni edhe veglat tjera Tornadica në faqen tonë.
Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.
Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.
Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.
Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.
Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!