Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

SPA 2në1 për këmbë

Bëhu i pari në vlerësimin e këtij produkti
ID: 110014740 SKU: 110014740
Photo
Video

SPA 2në1 nga Wellneo është një pajisje për masazh rinovues dhe qetësues të këmbëve të lodhura. Caktoni temperaturën nga 35°C në 48°C dhe kohëmatësin mes 10-60 min për të shijuar spa nga rehatia e shtëpisë. Është mjaft e madhe për shtupa mge gjatësi deri në 35cm dhe ka panelin e kontrollit me ekran të madh, për më shumë lehtësi gjatë përdorimit.

SPA 2në1 për këmbë
I disponueshëm tek prodhuesi. Na kontaktoni për kohën e arritjes
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

SPA 2në1 nga Wellneo është një pajisje për masazh rinovues dhe qetësues të këmbëve të lodhura. Caktoni temperaturën nga 35°C në 48°C dhe kohëmatësin mes 10-60 min për të shijuar spa nga rehatia e shtëpisë. Është mjaft e madhe për shtupa mge gjatësi deri në 35cm dhe ka panelin e kontrollit me ekran të madh, për më shumë lehtësi gjatë përdorimit.

Më shumë
Përshkrimi

Kujdesi që këmbët tuaja e meritojnë

Pavarësisht se kanë 72000 mbaresa nervore, këmbët janë pjesët më të neglizhuara të trupit. Andaj, ofrojani kujdesin që e meritojnë, me pajisjen SPA 2në1. Masazh intensiv, banjë e ngrohtë ose një aromaterapi relaksuese – të gjitha këto dobi mund t’i shijoni nga rehatia e shpisë.

Fuqitë shëruese të zbutjes së këmbëve

Zbutja e shputave në një banjë të ngrohtë ka më shumë dobi, përpos relaksimit dhe qetësimit. Kur shputat janë në ujë të nxehtë, gjaku nga pjesët e largëta të trupit sillet në enët e zgjeruara në këmbë dhe ndihmon në qarkullim më të mirë të gjakut. Po ashtu, një banjë e ngrohtë e këmbëve mund t’ju ndihmojë edhe më tepër:

  • Lehtëson dhimbjet reumatike dhe dhembjet;
  • Zvogëlon lodhjen e këmbëve
  • Ju ndihmon nëse keni probleme me djersitje të tepruar, mbingarkesa në gjoks dhe legen;
  • Ju ndihmon në lehtëismin e ftohjes, e madje edhe kollitjes.

Një banjë e ngrohtë për ta luftuar lodhjen e këmbëve

Kjo pajisje ofron disa nivele ngrohtësie, pra ju mund ta caktoni temperaturën nga 35°C në 48°C në panelin përkatës. Ju po ashtu, mund ta caktoni kohën nga 10 deri në 60 minuta. Mund të shtoni edhe ndonjë vaj esencial për aromaterapi dhe ta shijoni një masazh të ngrohtë për këmbë.

Qetësoni këmbët tuaja me një masazh relaksues

Spa 2në1 është një pajisje e dizajnuar në mënyrë perfekte, e cila integron të gjitha karakteristikat më të mira të akupresurës, shiatsu, nxehtësisë dhe hidroterapisë. Kjo pajisje masazhon butësisht pjesën e sipërme të shputave përmes ujit të ngrohtë që rrjedhë, kurse përmes rrotullave masazhuese qetëson thembrat e këmbës. Ky kombinim i mrekullueshëm ju ndihmon ta përmirësoni  sistemin kognitiv, shton kreativitein, përmirëson gjumin dhe humorin e përgjithshëm.

Masazh energjik dhe qetësues për këmbë

Pjesa e poshtme e kësaj pajisjeje ka 2 palë rrotulla, secila targeton pjesë të ndryshme të shputave dhe lëvizin në drejtime të ndryshme. Në këtë mënyrë, ju mund ta personalizoni masazhin thjesht duke i lëvizur këmbët. Ka mjaftueshëm hapësirë për shputa me gjatësi deri në 35cm dhe ka lartësi 25, andaj edhe kyçet tuaja përfshihen në sesionin e masazhit. Pasi t’i keni relaksuar dhe qetësuar këmbët, thjesht largojeni ujin përmes tubit të vogël në pjesën e poshtme të pajisjes.

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star