- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Mos u brengosni nëse nuk mund të shkoni te berberi. Me makinën qethëse nga Wellneo, ju mund të bëheni berber i vetes! Kjo pajisje shërben për të qethur flokët, mustaqet dhe mjekrrën. Ka një vakum të fuqishëm, i cili thithë të gjitha qimet, për t'ju kursyer nga rrëmuja. Brisqet e çelikut do t'ju mundësojnë t'i prisni me lehtësi flokët sipas dëshirës suaj.
Mos u brengosni nëse nuk mund të shkoni te berberi. Me makinën qethëse nga Wellneo, ju mund të bëheni berber i vetes! Kjo pajisje shërben për të qethur flokët, mustaqet dhe mjekrrën. Ka një vakum të fuqishëm, i cili thithë të gjitha qimet, për t'ju kursyer nga rrëmuja. Brisqet e çelikut do t'ju mundësojnë t'i prisni me lehtësi flokët sipas dëshirës suaj.
Ju do të mahniteni nga fuqia e kësaj makine. Për më tepër, është e lehtë për përdorim, dhe është dizajnuar që të përshtatet lehtësisht me pëllëmbën e dorës.
Brisqet prej çeliku dhe karboni, me lehtësi i presin edhe qimet më të imëta sipas dëshirës suaj. Makina ka edhe një absorbues që funksionon si me vakum, i cili thithë qimet dhe ju kursen nga rrëmuja.
Nëse i preni flokët në shtëpi, pastrimi i qimeve mund të jetë i bezdisshëm. Por, me makinën qethëse me vakum, kjo nuk është më problem. Shkurtoni flokët në mënyrë të përsosur dhe pa shkaktuar rrëmujë - si një flokëtar profesional.
Vakumi i fuqishëm mundëson që qimet të mbesin në hapësirën përkatëse brenda makinës, dhe nuk lejon që ato të shpërndahen në rrobat tuaja, lavaman apo dysheme.
Pasi të keni shkurtuar flokët, zbrazeni makinën dhe pastroni brisqet me furçën e cila vjen bashkë me këtë makinë. Është kaq e lehtë!
Mund ta përdorni për:
Mjekër dhe mustaqe
Flokë
Pjesët anësore
Gjoks
Sqetulla
Qafë
Makina qethëse me vakum - Wellneo, është pajisje për kujdes personal që i duhet çdo djali/burri. Ju mund ta vendosni edhe opsionin e gjatësisë. Pajisja ka gjithsej 10 opsione të gjatësisë së flokut, nga 1,5 deri në 16mm.
Prandaj është e përshtatshme për modele flokësh të shkurtëra dhe të gjata. Për më tepër, ju mund ta përdroni përdorni për të gjitha llojet e mjekrrave, dhe jo vetëm! Përdoreni edhe për të qethur qimet e padëshiruara nën sqetulla, gjoks apo qafë.
Me këtë makinë, ju do të arrini rezultate të përsosura për shkurtimin e flokëve dhe rregullimin e mjekrrës në çdo kohë, sepse:
Cilësore dhe e lehtë për t'u përdorur - do të mund ta përdorni pa frikë se mund ta prisni ndonjë pjesë kokës apo ta irritoni lëkurën.