Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 50 Dyqanet tona

Dyshek Dormeo Air+ Comfort Dormeo

Në gjendje Kodi: 1000235383

Dyshek premium me 3 zona mbështetjeje dhe lartësi 27 cm. Dyshek ergonomik me teknologjinë e avancuar Octaspring®, i cili ofron rehati dhe përshtatje maksimale. Ky është një dyshek hibrid ideal, me sistem vetëajrosjeje dhe mbështetje të përkryer falë sustave Octaspring® dhe shtresës me susta individuale në xhep. Mbulesa mund të hiqet dhe lahet lehtësisht. Garanci: 15 vjet.

449,94 

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Përshkrimi

NETË TË QETA

Dysheku në të cilin flini është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kesh një gjumë të qetë dhe të zgjohesh pa dhimbje qafe ose shpine, kështu që ne ju ofrojmë një gamë të gjerë dyshekësh Dormeo, të gjitha të krijuara me kujdesin për nevojat e trupit tuaj.

GARANCI

Kemi besim tek produktet tona dhe ju ofrorjmë deri në 15 vite garanci. Kjo do të thotë 5.470 ditë ku ju do të zgjoheni të shplodhur.

PRODHUAR NË BE

Dysheku është dizenjuar dhe prodhuar në EU duke respektuar standartet më të larta të BE.

Një hibrid i përkryer i modernes dhe tradicionales

  • Rehati Superiore në lartësi premium: 27cm – për një eksperiencë gjumi të paharrueshme.
  • Fortësi e rregullueshme falë bërthamës së dyfishtë e cila është e kthyeshme.
  • Vetëajrosje Superiore – Teknologjia Octaspring® deri në 8 herë më shumë vetëajrosje.
  • Sustat Octaspring® përshtatshmëri 3D dhe 3 zona komforti për mbështetjen e duhur në pjesë të ndryshme të trupit.
  • Susta individuale në xhep për më shumë qëndrueshmëri dhe lartësi premium.
  • Trajtuar me Adaptive® veti termorregulluese: ngrohtësi në dimër dhe freski në verë.
  • Dyshek antibakterial dhe hipoalergjik, i përshtatshëm për personat alergjik dhe asmatik.
  • Mbulesë shumë e butë dhe luksoze e pasuruar me fibra të buta Tencel® Modal.
  • Mbulesë e cila hiqet dhe lahet.
  • 15 vite garanci.
  • Prodhuar në Europë (Poloni).

Shiko në brëndësi të dyshekut

Lartësia 27 cm · Zona 1 · Zona 2 · Zona 3

Dyshek Dormeo Air Comfort Plus — diagram shtresash

  • 4 cm shtresë Ecocell®
  • 5 cm Octaspring® – susta sfungjeri me përshtatshmëri 3D: përshtaten me trupin, pavarësisht pozicionit të gjumit.
  • 3 cm shtresë Ecocell®
  • 10 cm susta individuale në xhep – i jep dyshekut më shumë qëndrueshmëri dhe rrit lartësinë e tij.
  • 3 cm shtresë Ecocell®
  • Mbulesë e lahet me 4 doreza – mund të hiqet dhe të lahet vetëm pjesa e sipërme.
  • CleanEffect® – anti-bakterial dhe kundër pluhurave, i freskët pa aroma të pakëndshme.
  • Adaptive – ngrohtësi në dimër dhe freski në verë.
Teknologji Octaspring

Octaspring®

Susta në xhep

Mbulesë e lahet

CleanEffect®

Pse Air+ Comfort?

Gjumi i mirë çdo natë në një dyshek që i përshtatet kërkesave tuaja është brenda mundësive tuaja. Ky dyshek është një mënyrë e përsosur për të përjetuar magjinë e teknologjisë unike Octaspring®, të kombinuar me ndjesinë që do t’ju dhurojnë sustat individuale ne xhep.

Një hibrid i përkryer i modernes dhe tradicionales, me ajrosje maksimale, me shpërndarjen e peshës trupore dhe mbështetjen e perkryer që ofron shtresa e sustave të sfungjerit – gjithashtu me ndjenjën e ndryshimit të fortësisë – më e mira që mund të keni.

Dyshek i cili ju përshtatet: 100 % përshtatshmëri

Të përshtatemi me dyshekun është një gjë që ka mbetur në të shkuarën! Tani dysheku do të punojë për ju dhe do ti përshtatet nevojave tuaja unike. Pavarësisht peshës, lartësisë apo pozicionit të gjumit, ky dyshek është ideal për ju. Ky dyshek ka 2 nivele fortësie në secilën anë: i fortë dhe mesatar. Gjithçka që duhet të bëni është ta ktheni atë.

Thuaj jo presionit të muskujve dhe në lëkurë! Sustat e sfungjerit 3D përshtaten në mënyrë dinamike për t’ju ofruar rehatinë e duhur. 3 zona komforti për të siguruar mbështetjen e duhur në pjesë të ndryshme të trupit, pjesa qendrore ofron mbështetje të fortë dhe dy pjesët e tjera mbështetje më të butë për shpatullat dhe pjesën e këmbëve.

Merrni një dyshek që i përshtatet nevojave tuaj, jo të kundërtën!

Një dyshek i vetëm pa hapësirë në mes

Ne e dimë shpeshherë dysheku na kthehet në një makth të vërtetë. Ato na prishin rehatinë e gjumit dhe rehatinë në çift. Por jo dysheku Air+ Comfort! Ky dyshek nuk transferon lëvizjet nga njëra anë në tjetrën. Vetëm imagjinoni duke fjetur krahas lëkundjeve dhe kthimeve të partnerit tuaj, pa i ndjerë ato! Një lumturi totale!

Octasprings® sëbashku me përfitimet e sistemit me susta sfungjeri

Endrra tani është realitet me tekonologjinë më mahnitëse dhe inovative. Sustat Octaspring® janë me të vërtetë risia e parë në industrinë e dyshekëve për më shumë se dy dekada. Kjo teknologji e re e pabesueshme i ka dhënë një formë tjetër dyshekeve.

Dysheku Air+ Comfort është i përbërë nga susta Octaspring dhe susta individuale ne xhep. Karakteristikat e patentuara të sustave në formë hojesh sigurojnë përshtatje të shkelqyer 3D. Ata ofrojnë rehati të mrekullueshme dhe një sipërfaqe të freskët dhe të ngrohtë kur është nevoja. Shtresa e sustave individuale ne xhep sigurojnë lartësi shtesë, qëndrueshmëri dhe ajrosje.

Air+ Comfort dysheku ideal për këdo

Air Comfort Plus është për ju nëse:

  • jeni duke kërkuar një dyshek të lartë për më shumë rehati gjatë gjumit.
  • dëshironi një dyshek me mbështetje optimale për të gjithë trupin.
  • dëshironi të jetë anti-bakterial dhe kundra pluhurave.
  • dëshironi që dysheku ti përshtatet temperaturës së trupit dhe pozicionit të fjetjes.
  • kujdeseni për higjienën njesoj si për rehatinë.

dhe në fund të fundit ju preferoni të bëni një gjumë të mirë gjatë gjithë natës.

Hapja e dyshekut, shpejt dhe thjeshtë

Dysheku juaj do të vijë i presuar në vakum për më shumë higjenë, mbrojtje dhe lehtësi gjatë transportit. Ndiqni hapat më poshtë:

1

Hapi 1 — hiqni qesen plastike

Hiqni me kujdes qesen plastike, mos përdorni thikë apo mjete të cilat mund të dëmtojnë dyshekun.

2

Hapi 2 — vendosni mbi krevat

Vendosni dyshekun mbi krevat.

3

Hapi 3 — lëreni 6 orë

Lëreni për 6 orë që të marrë formën e duhur.

Specifikimet teknike

Pesha N/A
Përmasat N/A

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Jastëk Velvet Dormeo
-60% Jastëk Velvet Dormeo
Nga 39,90  15,96 
Më shumë
Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
-60% Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
Nga 49,90  19,96 
Më shumë
DORMEO WRAP'N'PLAY BUNNIE Dormeo
-50% DORMEO WRAP'N'PLAY BUNNIE Dormeo
Nga 29,90  14,95 
Club5*:  13,45  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 16,45  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Siena pillow classic v3 10
-70% Jastëk klasik Siena Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Club5*:  10,17  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 29,73  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Dormeo Cozy Cuddles Unicorn Dormeo
-70% Dormeo Cozy Cuddles Unicorn Dormeo
Nga 49,90  14,97 
Më shumë