SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Pyetje të përgjithshme

Pyetje të përgjithshme

Q: Si t'ju kontaktoj?

  • Email: Ekipi ynë është i gatshëm t'ju ndihmojë me pyetjet dhe shqetësimet tuaja. Ne i'u përgjigjemi mesazheve të dërguara me email sipas radhës dhe përpiqemi të ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur. Kontakto ekipin e Dormeos.

    Ne mund t'ju japim përgjigjet më të shpejta dhe më të dobishme për produktet, brendin, shtypin dhe pyetjet e tjera të shpeshta përmes email.
  • Telefon: Ju mund të na telefononi dhe ne do t'ju ndihmojmë me të gjitha pyetjet dhe shqetësimet tuaja. Mos hezitoni të na telefononi në numrin 038 244 644 91 (hapur E hëne-E dielë 9:00 - 20:00).

    Ne mund t'ju japim përgjigjet më të shpejta dhe më të dobishme në lidhje me porosinë, postën dhe statusin e porosisë nëpërmjet telefonit.

Q: A ka ndonjë përfitim nëse hapi një llogari tek ju?

Ne besojmë se ka. Shumë!

  • Ju nuk keni nevojë të plotësoni asnjë nga fushat kur jeni duke blerë nga ne përsëri  blerja është më e shpejtë dhe me të vërtetë e lehtë.
  • Ju mund të filloni të mbledhni listën tuaj të dëshirave dhe të vendosni lehtësisht produkte interesante në listën tuaj personale.
  • Ju mund të shihni abonimet tuaja të postës elektronike dhe t'i anuloni lehtësisht.
  • Ju lehtë mund të gjurmoni historinë tuaj të porosive.
  • Ju mund të shihni kuponët tuaj dhe vlerën e tyre në çdo kohë.
  • Ju do të njoftoheni paraprakisht për veprimet e ardhshme.

Q: Si mund ta di nëse është e sigurt të blej tek ju?

Ne ju garantojmë gjatë çdo hapi të blerjes suaj që blerja tek ne është 100% e sigurtë. Ne gjithashtu respektojmë privatësinë tuaj dhe jemi plotësisht të përkushtuar për ta mbrojtur atë.

Ju lutem lexoni Politikën e Ruajtjes së Fshehtësisë për të mësuar më shumë.

 

Q: Si të shkruaj një vlerësim në njërin nga produktet?

Ju mund të shkruani një vlerësim në ndonjë produkt mjaft lehtë. Thjesht shkoni në fund të produktit dhe klikoni në butonin "Shkruani një vlerësim" për të shkruar komentin dhe vlerësimin tuaj për atë produkt.

  • Në produktin e zgjedhur nga ju, në krye të faqes, afër yjeve, ju mund të shihni "XX komente/vlerësime"; klikoni aty dhe ju do të drejtoheni poshtë faqes tek hapësira e komenteve.
  • Pasi të dërgoni komentin tuaj, do të duhet deri në 48 orë për t'u shfaqur në uebfaqe.

Ju lutem vini re se ju mund të lini komente vetëm nëse jeni të kyçur. Nëse nuk keni ende llogari, klikoni këtu për t'a krijuar.

Ju lutem lexoni Kushtet e Përdorimim për të mësuar më shumë rreth kushteve ligjore dhe kushteve në lidhje me shkruarjen e vlerësimeve të produkteve.

Q: Si mund të pëlqej faqen tuaj të Facebook?

Ju mund të pëlqeni faqen tonë në Facebook duke klikuar këtu. Faleminderit!

Q: Si mund të regjistrohem në listën tuaj të postës elektronike?

Ju mund të regjistroheni në listën tonë të e-mailit duke klikuar këtu. Faleminderit!

Q: Si mund të ç'regjistrohem nga lista juaj e postës elektronike?

Nëse nuk dëshironi të merrni më mesazhe nga ne (oferta, artikuj etj.), Ju lutemi hyni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë e Abonimeve ku mund të menaxhoni lehtë abonimet tuaja.

Por ju lutem rishqyrtojeni, pasi ne nuk mund t'ju kthejmë në listë sapo të vendosni të mos pranoni më mesazhet tona.

Q: Si mund ta përdor kuponin që kam pranuar?

Përdorimi i kuponave është i lehtë.

  1. Kur ju futni produktet tuaja në shportë porosinë tuaj ju mund të shihni vendin e kuponit tuaj në hapin e parë të blerjes tuaj.
  2. Futni kodin e kuponit në fushën e treguar dhe klikoni butonin e gjelbër "Aktivizo kuponin".
  3. Zbritja apo ferta do të aplikohet automatikisht në anën e djathtë te informacionet mbi çmimin.

Produktet – dyshekët

Q: Si të kuptoj cila pjesë e dyshekut duhet të vendoset poshtë?

Secili dyshek është i pajisur me një etiketë në të cilën pozita e duhur e vendosjes së dyshekut është e skicuar. Nëse dysheku juaj hyn në kategorinë e dyshekëve që mund të perdoren nga të dyja anët, ju lutem kontrolloni etiketën për të parë cila pjesë i korespondon anës së butë dhe cila anës së fortë.

Q: Si mund të pastroj dyshekun tim?

Në rast se dysheku juaj është i pajisur me mbulesë e cila mund të hiqet, atëherë ju lehtësisht mund të largoni mbulesën prej dyshekut dhe shikoni etiketën ne mbulesë për instruksionet e larjes. Nëse në të gjendet simboli i cili tregon që mund të lahet në makinën larëse, atëherë mund ta lani në makine sipas temperatures që tregohet në etiketë. Mbulesa gjithashtu është e përbërë prej dy pjesëve që mund ta lani në kushtet e shtëpisë nëse kazani i makinës suaj është i vogël.

Q: Cili është limiti i peshës që mund të përdoret produkti?

Të gjithë dyshekët Dormeo janë testuar për peshë deri në 120kg dhe testet me këtë peshë kanë rezultuar të suksesshme.

Q: A është e mundur të porositen dyshekë jashtë dimensioneve standarde?

Po, është e mundur. Kohëzgjatja e pritjes e përafërt për porosi të tilla zgjat deri në 3 muaj.

Q: Ku qëndron diferenca midis dyshekëve Dormeo?

Dyshekët Dormeo janë te dizajnuara për t’ju përshtatur kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve. Ato kanë në përbërjen e tyre material dhe brendësi te ndryshme, zona komforti/mbështetëse që variojnë prej një deri në disa zona si dhe ndryshojnë prej trajtimeve të ndryshme që mund të gjenden në mbulesë si p.sh trajtim që ndihmon në menaxhimin e lagështisë, mbrojtjen statike të elektricitetit, mbrojtje ndaj bakterieve etj.

Dyshekët Dormeo janë të pranishëm në forma të ndryshme për t’ju përshtatur nevojave te gjithësecilit në mënyrën më të mirë të mundshme. Tek Dormeo gjendet zgjidhja për ç’do kënd- qoftë per ata që preferojnë dyshek të fortë, qoftë për ata që preferojnë dyshek të butë, cilindo që vuan nga alergjitë, për ata që djersisin shumë etj

Vetëm vizitoni faqen Dormeo dhe do të gjeni dhe ju dyshekun e duhur për gjumin tuaj.

Q: Sa të lartë janë dyshekët Dormeo?

Dyshekët Dormeo kanë lartësi të ndryshme. Shikoni përshkrimin teknik individual të ç’do dysheku.

Q: Sa të fortë janë dysheket Dormeo?

  • Dysheku Aloe Vera është ndër dyshekët më të fortë të Dormeos. Ai është i pajisur në brendësi dhe në mbështjellje me sfungjer të fortë Ecocell, dhe i pajisur me ekstrakte të Aloe Verës.
  • Dysheku Dormeo Karbon ka brendësi të dyfishtë prej sfungjeri Ecocell të dyanëshëm, të butë dhe të fortë, 3 zona mbështetëse dhe fibra karboni në mbështjellje për mbrojtje të duhur ndaj elektricitetit statik dhe grimcave të pluhurit.
  • iMemory Silver ka brendësi të dyfishtë sfungjeri Ecocell në anën e fortë, dhe anën e butë të pajisur me sfungjer memorues, 3 zona mbështetëse dhe mbështjellëse te trajtuar me Climalite që ndihmon në menaxhimin e lagështisë së tepërt dhe me argjend për mbrojtje ndaj bakterieve.

Q: Përse ekziston ndryshimi në çmim midis dyshekut Aloe Vera dhe iMemory Silver?

Aloe Vera është dysheku më i thjeshtë, me 1 shtresë Ecocell në brendësi dhe 1 zonë të vetme. iMemory Silver është dyshek më i avansuar, me shtresë të dyfishtë të kthyeshme me dy anë, atë të butë dhe atë të forte prej sfungjerit Ecocell dhe sfungjerit memorues me veti termoregulative. Gjithashtu, ai është i pajisur me 3 zona komforti dhe mbulesë inovative me fije prej argjendi për menaxhim më të mire të lagështisë dhe mbrojtje ndaj bakterieve.

Gjithashtu, iMemory Silver ka mbulesë që mund të hiqet e të pastrohet ne makinë të larjes kurse Aloe Vera jo.

Q: A është dysheku Aloe Vera i përshtatshëm për njerëz që vuajnë nga alergjitë?

Po. Dysheku Aloe Vera ka veti mbrojtëse ndaj grimcave të pluhurit dhe alergjenëve të tjerë ne sajë të trajtimit Clean Effect.

Q: A e humbasin mikrokapsulat e pranishme në mbulesë të dyshekut iMemory efektin e tyre pas larjes?

Jo, efekti do të jetë i pranishëm dhe pas larjes.

Q: Sa gjatë qëndron efekti Aloe Vera ne mbështjellëse te dyshekut?

Efekti Aloe Vera në mbështjellëse të dyshekut është permanent.

Q: Ç’farë është sfungjeri memorues dhe cilat janë benefitet e tij?

Sfungjeri memorues është material komforti i teknologjisë së lartë që ështe zbuluar prej NASA për të mbrojtur astronautët nga forca e gravitetit gjatë shkëputjes nga toka.

Sfungjeri memorues prodhohet duke përdorur material të ndjeshëm ndaj temperaturave. Ndjeshmëria ndaj temperaturës e lejon dyshkun i cili ka ne përbërjen e tij sfungjer memorues, të përshtatet me temperaturën e trupit të individit dhe peshën e tij. Kështuqë, me rritjen e temperatures së trupit, sfungjeri memorues bëhet më i butë dhe siguron gjumë të rehatshëm gjatë natës.

Një tjetër benefit i shëndetshëm i sfungjerit memorues është fakti që ky lloj sfungjeri ka aftësi për të reduktuar diskomfortin dhe dhimbjet trupore .Dysheku me sfungjer memorues e arrin këtë duke transferuar/rivendosur në mënyrë selektive presionin e krijuar përgjatë gjatësisë së trupit të personit që është duke fjetur. Pikat në të cilat trupi ynë ka dhimbje, kanë një temperature relativisht më të lartë sesa pjesët e tjera të trupit si pjesë e mekanizmit bilogjik veprues të trupit ndaj dhimbjeve natyrale trupore. Kështu, duke u përshtatur me temperaturën e trupit në këto pjesë të trupit, sfungjeri memorues ndihmon trupin tuaj të rikuperohet më shpejt.

Sfungjeri Memorues gjithashtu ju ndihmon të flini në pozitën që ju siguron gjumin ideal pasi ndihmon në pozicionimin e duhur të shtyllës kurrizore kur shtriheni. Fjetja në pozitën e duhur zgjidh shumë probleme të shpinës në kohë afatgjatë. Dhimbjet e shpinës gjithashtu mund të prevenohen ndërkohë.

Q: A mund të lahet sfungjeri memorues?

Jo. Sfungjeri memorues nuk mund të lahet.

Q: Cili është densiteti i sfungjerit memorues?

Sfungjeri memorues ka 4 densitete të ndryshme në që varion prej produktit. Zakonisht densiteti i sfungjerit kalon prej 30 deri ne 36kg/m3 dhe deri ne 80 kg/m3 per dyshekët me susta sfungjerike Octaspring. Shikoni përshkrimin teknik të vendosur në secilin produkt.

Q: A duhet të vendoset dyshku mbi shipka elastike?

Është gjerësisht e rekomandueshme që dyshekët të vendosen mbi shipka elastike. Kjo mënyrë siguron që dysheku juaj të ketë ajrosshmërine e duhur dhe njekohësisht mbështetjen e duhur të trupit tuaj. Gjithashtu, blerja e shipkave elastike Dormeo ju siguron jetëgjatësi të dyshekut Dormeo. Për më shumë informata ju lutem lexoni kushtet dhe termet e blerjeve.

Q: Ç’farë I referohet garancia e dyshekut?

Garancia e dyshekut mund të ndahet në dy pjesë:

  • Garancioni në mbulesë (1 vjet) dhe
  • Garancioni në brendësi të dyshekut (10-12-15-20 vjet)

Garancioni mbulon:

1. Garancionin e mbulesës

  • Shqepjen e penjëve, përveç rasteve kur shqepja bëhet e qëllimshme, apo vjen si pasojë e ushtrimit të forcës përmes ndërhyrjeve me mjeteve mprehëse në të
  • Shqyerjen e mbulesës, përveç rasteve kur shqyerja bëhet e qëllimshme, apo vjen si pasojë e ushtrimit të forces apo përmes ndërhyrjeve me mjeteve mprehëse në të

2. Garancioni i brendësisë së dyshekut

  • Dëmtimin e sfungjerit (brendësia e dëmtuar)
  • Praninë e mykut në dyshek (këshillohet dysheku të vendoset mbi shipka elastike dhe të ajroset herë pas here) përveç rasteve kur dysheku është i vendosur në dhomë pa ajrosje dhe ku prania e lagështisë është e lartë në dhomë
  • Variacionini në dimension (Dimensioni i dyshekut është i ndryshëm nga ai që shihet në paketim)

Q: Përse disa dyshek kanë garancion më të shkurtër?

Dyshekët diferencohen nç varësi të kualitetit ç’ka përcakton gjithashtu dhe çmimin të tyre. Dyshekët më të thjeshtë dhe me çmim më të ulët kanë garancion të shkurtuar kurse dyshekët më kualitativ, më kompleks dhe më të shtrenjtë kanë garancion më të gjatë.

Produktet – shtresat e dyshekut

Q: A nevojitet një çarçaf shtesë për shtresën?

JO. Ju mund të vendosni shtresën direkt mbi dyshekun tuaj dhe të mbuloni mbishtresën me çarçaf.

Produktet – Jastëkë

Q: Përse jastëkët të cilët kanë në përmbajtjen e tyre sfungjer memorues forcohen kur është ftohtë?

Sfungjeri memorues është termo- sensitive që do të thotë që ai bashkëvepron me temperaturën e trupit tuaj. Sfungjeri forcohet kur është ftohtë dhe është i butë kur është ngrohtë. Nëse sfungjeri memorues hiqet nga zona ku nxehtësia është e pranishme ai forcohet sërisht.

Q: Kush është ndryshimi midis një jastëku të ri dhe një jastëku të vjetër Dormeo Memosan Silver Ion?

Jastëku i ri anatomik Memosan Silver-Ion ka shtesë:

  • Xhepa airmesh 3D për ajrosshmëri më të mirë
  • Sfungjer memorues në brendësi të ç’puar vertikalisht për ventilim më të lartë vertically perforated memory foam core for enhanced ventilation,
  • Trajtim me CleanEffect për mbrojtje anti-bakteriale dhe kundër grimcave të pëlhurit

Jastëku i ri është i paketuar në qese, ndërkohë që i vjetri ka qënë i paketuar në paketa special.

Q: Kush është ndryshimi midis jastëkëve të pajisur me sfungjer memorues dhe atyre me fibra Wellsleep?

Jastëkët me sfungjer memorues përshtaten me trupin dhe ju ndjeni sipëfaqje relativisht më të fortë për mbështetje maksimale poshtë kokës suaj. Wellsleep janë fibra që falin ndjesi të këndshme sikur mbushjet me pupla. Ato janë fibra shumë më të buta dhe me vëllim më të madh që i japing volumë të shtuar jastëkut.

Q: Cili është jastëku i duhur për mua?

Përzgjedhja e jastëkut tuaj krahas preferences suaj, këshillohet të bazohet në këto kritere: Anatomik apo formë klasike, mënyra e të fjeturit (në shpinë, me bark apo anash), preferencat ndaj materialeve dhe fortësia (i butë apo i fortë). Për të bërë më të lehtë vendimin tuaj, ne kemi përgaditur një udhëzues Si të zgjidhni jastëkun e duhur për ju.

Q: Ç’farë është Wellsleep?

Mikrofibrat Wellsleep janë mikrofibra artificiale që janë një alternative tjetër krahas mbushjes me pupla. Ato kanë ajrosje të lartë dhe nuk lejojnë ujin të depërtojë në to. Falë structures së tyre ato krijojnë xhepa ajri që i japin jastëkëve volum të shtuar dhe butësi që përshtatet lehtë me konturet e qafës suaj gjatë gjumit. Ato janë fibra shumë të buta, voluminoze dhe nuk ngurtësohen me kalimin e kohës.

Q: Cila është diferenca midis jastëkëve ortopedik dhe anatomik?

  • Jastëkët ortopedik ofrojnë mbështetjen e duhur për të parandaluar që trupi juaj të shtrihet në menyrë të papërshtatshme.
  • Jastëkët anatomic konturojnë dhe pështaten me trupin tuaj

Materialet

Q: Si përdoret Aloe Vera në produktet tona?

Materialet e trajtuara me dhuratën e çmueshme të natyrës Aloe Vera janë të pranishme në mbështjelljet e dyshekëve dhe jastëkëve tanë, për te rritur butësinë të cilën kjo bimë e lashtë di të japë.

Trajtimi me Aloe Vera ka aftësi rigjeneruese, duke I dhënë njëkohësisht bukuri dhe butësi materialeve, për një ambient të fjetjes sa më natyral dhe të këndshëm.

Vetia Kryesore: Butësia

Përfitimi Kryesor: Sensacion i butë në prekje dhe ambient natyral

Q: Si përdoret Bamboo në produktet tona?

Fibrat viskoze të buta dhe shumë absorbuese te Bambusë, kanë aftësi termorregulluese, duke bërë kështu jorganin, jastëkun apo mbulesën e dyshekut tuaj shumë të përshtatshme për të gjitha stinët. Gjithashtu, aftësitë përthithëse të pambukut dhe fibrat viskoze të bambusë ofrojnë gjumë të thatë e të shendetshëm. Ambienti ku ju flini gjithashtu do të jetë paqësor me mjedisin :

1. Vetitë kryesore:

  • Antibakterial
  • Material pjesërisht i përbëre prej përbërësve natyralë që kanë aftësi të pëthithin lagështinë

2. Përfitimet Kryesore:

  • Ambient i thatë fjetje
  • Gjumë i rehatshëm dhe relaksues

3. Veti të tjera:

  • Aftësi të larta përthithëse

4. Veti të tjera:

  • Reduktim i lagështisë dhe ambient fjetje i freskët dhe komfort

Q: Si përdoren fibrat e Karbonit në produktet tona?

Fibrat e Karbonit, krahas aftësisë e të reduktuarit të ngarkesave elektrike për gjumë më të rehatshëm, mbrojnë ambientin tuaj të fjetjes prej pluhurave. Mbulesat të cilat janë të pasuruara me fibra karboni, mbajnë larg grimcat e pluhurit, duke siguruar ambient të pastër të fjetjes.

1. Vetitë kryesore:

  • Antistatik

2. Përfitimet Kryesore:

  • Duke ulur elektricitetin statik ndikon në reduktim të stresit

3. Veti të tjera:

  • Mban larg grimcat e pluhurit

4. Veti të tjera:

  • Komfort dhe higjenë

Q: Si përdoren fibrat Climate në produktet tona?

Fibrat Climate në mbulesë të dyshekut menaxhojnë temperaturën dhe lagështinë, duke siguruar kështu ambientin e freskët dhe të thatë, aq të nevojshëm për një gjumë të mire. Struktura e fibrave Climate kanë aftësi të largojnë nxehtësinë dhe lagështinë e tepërt, për të siguruar që ambienti ku ju flini të jetë i freskët dhe ti përshtatet më së miri nevojave tuaja.

1. Vetitë kryesore:

  • Largon në mënyrë efektive lagështinë

2. Përfitimet Kryesore:

  • Mban në nivelin e duhur: Temperaturën e trupit tuaj dhe komfortin
  • Vepron njejtë në ambiente të ndryshme: Siguron në ç’do ambient freski dhe ambient të thatë

3. Veti të tjera:

  • Menaxhim i lagështisë

4. Veti të tjera:

  • Komfort dhe freski gjatë gjumit

Q: Si përdoret Pambuku në produktet tona?

Mbulesat Dormeo prej pambuku (këllëfi e jastëkut, këllëfi i jorganit, çarçafët, etj.) janë të dizajnuara posaçerisht për të gjithë ata që janë në kërkim të një gjumi sa më natyral. Mbulesat prej pambuku janë të buta në prekje dhe të përshtatshme për cilindo qe ka lëkurë të ndjeshme.Cilësitë e veçanta të pambukut sigurojnë ambient natyral e plot gjallëri, në të njëjtën kohë qëndrueshmëri dhe nivelin më të lartë të butësisë ne proporcion me fortësinë e materialit.

1. Vetitë kryesore:

  • Natyral

2. Përfitimet Kryesore:

  • Ndjesi dhe komfort natyral

3. Veti të tjera

  • I fortë, jetëgjatësi
  • Aftësi përthithëse

4. Veti të tjera:

  • Mirëmbajtje e lehtë, i qëndrueshëm dhe praktik
  • Ambient komfort i fjetjes

Q: Si përdoret Ecosoft në produktet tona?

EcoSoft është material alternativ i lëkurës natyrale. Origjina e tij nuk vjen prej kafshëve dhe pse ka të njëjtën ndjesi si lëkura që merret prej tyre. Natyra elastike dhe e butë e puliretanit siguron që ky material të mos e dëmtojë ambientin në krahasim me lëkurën natyrale apo atë artificiale me veshje PVC.

Proçesi i prodhimit i lëkurës natyrale përfshin kimikale dhe materiale të rënda për dallim nga materiali EcoSoft.

Lekura artificiale me veshje puliterane mund të dekompozohet me kalimin e kohës ndryshe nga lekura me veshje PVC. Ecosoft është më pak i fortë se lëkura artificiale e veshur me PVC, është rezistente ndaj ujit dhe i lehtë për tu mirëmbajtur dhe pastruar.

Fabrikat e prodhimit, ku përpunohet materiali EcoSoft, janë të përkushtuara për të mbrojtur ambjentin dhe janë të pajisuara me çertifikatë ISO 14001 . Pigmentet e përdorura dhe kimikalet e përdorura gjatë proçesit të prodhimit ndjekin rregulloret e REACH.

1. Vetitë kryesore:

  • I qëndrueshëm, mirmbajtje e lehtë

2. Përfitimet Kryesore:

  • Jetëgjatësi

3. Veti të tjera:

  • Nuk dëmton ambientin, nuk dëmton kafshët
  • Raport të mire çmim-cilësi

4. Veti të tjera:

  • Relativisht i arritshëm për ç’do buxhet

Q: Si përdoret mëndafshi në produktet tona?

Fibra luksoze e mëndafshit ka përkëdhelur njerëzimin që prej 6000 vjet Para Krishtit. Elasticiteti, rezistenca, ndriçimi dhe butësia që transmeton ky material, është perfekt për kategorinë e produkeve të fjetjes më luksoze dhe sidomos për produktet decorative. Materiali shkëlqyes dhe aftësitë tejet të buta i japing trupit ngrohtësi dhe përthithje maksimale të lagështisë, duke krijuar kështu një ambient perfekt dhe luksoz për cilindo.

1. Vetitë kryesore:

  • i lehtë dhe natyral

2. Përfitimet Kryesore:

  • I lehtë, i butë dhe i ngrohtë

33. Veti të tjera:

  • Natyral
  • I vezullueshëm
  • Jetëgjatësi nëse trajtohet me kujdes

4. Veti të tjera:

  • Ndjesi natyrale unike
  • Pamje luksoze
  • I qëndrueshëm

Q: Si përdoren fibrat e veshura me argjend në produktet tona?

Fibrat e veshura me argjend përdoren gjerësisht në disa prej mbulesave të dyshekëve Dormeo, jatëkëve dhe materialeve të jorganëve. Proçesi i veshjes së fibrave me argjend në mbulesat e dyshekëve ku përdoret, ruan të gjitha vetitë fizike të materialit ekzistues duke ofruar në të njëjtën kohë të gjitha benefitet e mirënjohura të argjendit. Shtresa e fibrave të veshura me argjend, i jep materialit veti të shkëlqyera antibakteriale dhe ndihmon në parandalimin e aromave të këqija. Kështu, ambienti ku ju flini do të jetë edhe më higjenik dhe i freskët.

1. Vetitë kryesore:

  • Antibakterial

2. Përfitimet Kryesore:

  • Ambient i fjetjes i sigurtë dhe i shëndetshëm

3. Veti të tjera:

  • Ndihmon në parandalimin e aromave të këqija

4. Veti të tjera:

  • Ambient i fjetjes highenik dhe i freskët

Q: Si përdoret TENCEL® në produktet tona?

Tencel® është materiali më natyral që përdoret në produktet e fjetjes. Produktet që kanë në përbërjen e tyre tencel, dhurojnë eksperiencën më të mirë të gjumit: Tencel është i butë si mëndafshi, i fortë si poliestër, i freskët si lini, i ngrohtë si leshi dhe ka aftësi përthithëse sikur pambuku. Tencel®, thjeshtë është fibra më revolucionare në industrinë e tekstilit pasi vjen direkt nga natyra. Poçesi i prodhimi i kësaj fibre ka politika mbrojtëse ndaj ambientit dhe nuk emeton ndotje.

Tencel është zgjidhja e duhur për tu përdorur në jorganë dhe jastëk pasi është fibër shumë e butë dhe posedon veti të mira ajrosje, duke përthithur lagështinë në menyrë perfekte. Butësia, thatësia dhe ngrohtësia optimale që ofron Tencel® krijon ambient komod dhe higjenik të fjetjes.

Prodhimi i materialit Tencel® nuk e dëmton ambientin dhe është 100 % i biodegradueshëm, duke e bërë kështu një nga materialet e preferuara për cilindo që është i vetëdijshëm dhe mbron ambientin.

1. Vetitë kryesore:

  • Menaxhim i lagështisë dhe freski natyrale
  • Parandalon rritjen e bakterieve
  • Nuk përmban kimikate

2. Përfitimet Kryesore:

  • Ambient fjetje i thatë e i freskët
  • I sigurtë
  • Natyral

3. Veti të tjera:

  • I butë si mëndafshi, i fortë si poliestër, i freskët si lini, i ngrohtë si leshi, përthith sikur pambuku
  • I biodegradueshëm
  • Proçesi i prodhimit nuk dëmton ambientin

Q: Si përdoren mikrofibrat e avncuara wellsleep në produktet tona?

Mikrofibrat e avancuaraWellsleep janë përdorur krahas fibrave të thjeshta të poliestrës para gjysëm shekulli. Multifunksionaliteti i këtyre fibrave është i vërtetuar, duke filluar prej vetitë e mira termale, kënaqësia që ofron në prekje dhe fakti që nuk e mbajn lagështinë e bën këte fibër natyralisht rezistente ndaj njollave. Produktet që përmbajnë mirkofibrat wellsleep janë shumë të lehta dhe njëkohësisht të ngrohta, duke dhuruar të njëjtën ndjesi sikur produktet e mbushura me pupla. Struktura e tyre unike krijon xhepa ajri duke i dhëne volum shtesë jorganëve dhe jastëkëve.

1. Vetitë kryesore:

  • I lehtë dhe shumë i ngrohtë

2. Përfitimet kryesore:

  • Ndjesi sikur produktet e mbushura me pupla

3. Veti të tjera:

  • Mirëmbajtje e lehtë

3. Veti të tjera:

  • Lehtësisht i përdorshëm

Q: Si përdoret leshi në produktet tona?

Produket që përmbajnë fije të holla dhe rezistente të leshit mbrojnë më së miri ndaj të ftohtit dhe të nxehtit. Leshi ndihmon në ruajten e temperaturës konstante të trupit dhe ndihmon në një gjumë dhe pushim të qetë. Ky material është një prej materaleve më të qëndrueshëm dhe ka veti të larta izoluese që e bën këtë material ndër më të preferueshmit kur flitet për ngrohtësi.

Fijet e leshit janë higjenike dhe kanë aftësi të larta përthithëse të lagështisë, ideale për ambient fjetje të ngrohtë e të thatë. Ato menaxhojnë në mënyrë perfekte lagështinë duke ndihmuar trupin tuaj të ruaj të njejtën temperaturë përgjatë gjithë natës.

1. Vetitë kryesore:

  • Natyrale, kualitet i lartë

2. Përfitimet kryesore:

  • I qëndrueshëm, I biodegradueshëm

3. Veti të tjera:

  • Izolues termal, ndihmon në lehtësimin e problemeve reumatike
  • Menaxhim i lagështisë
  • Shumë rezistent

4. Veti të tjera:

  • Jetëgjatësi

Q: Si përdoret leshi merino në produktet tona?

Leshi Merino tejet i butë dhe i këndshëm është rezultat i selektimit të rracave, një evolucionit mijravjeçar. Produktet që kanë në përmbajtjen e tyre lesh Merino Dormeo, janë më të buta se fijet tradicionale të leshit, shumë më të përshtatshme për lekurën dhe me pamje më luksoze.

Leshi Merino ka veti të mira ajrosje perfekte për nje ambient të ngrohtë e të thatë. Leshi Merino është higjenik dhe kanë aftësi të larta përthithëse të lagështisë, ideale për ambient fjetje të rehatshëm.

1. Vetitë kryesore:

  • Natyral
  • Shumë i butë dhe i rehatshëm

2. Përfitimet Kryesore:

  • I qëndrueshëm, nuk e dëmton ambientin, I biodegradueshëm
  • Butësi dhe kënaqësi në prekje

3. Veti të tjera:

  • Jetëgjatësi

4. Veti të tjera:

  • Mirëmbajtje e lehtë, lahet në makinë të teshave

Q: Si përdoret Ecocell® në produktet tona?

Ecocell® është gjenerata më e re dhe më kualitative e sfungjerave, e dizajnuar posaçërisht për një gjumë të rehatshëm. Ky lloj sfungjeri eleastik ka structurë qelizore tre dimensionale, që lejon qarkullim efikas të ajrit dhe ofron përshtatshmëri të lartë. Sfungjeri Ecocell® ka aftësi të ruaj formën e tij në menyrë konstante panvarsisht forcës që aplikohet në të. Natyra elastike e Ecocell® e lejon këtë lloj sfungjeri të përshtatet me konturet e trupit tuaj. Është i riciklueshëm dhe mirëmbahet lehtë dhe thjeshtë.

1. Vetitë kryesore:

  • Mbështetje adaptuese

2. Përfitimet kryesore:

  • Kombinimi perfekt i mbështetjes së duhur dhe rehatisë së gjumit

3. Veti të tjera:

  • Qarkullimi ajrit efikas
  • I lehtë
  • I riciklueshëm

4. Veti të tjera:

  • Gjumë i freskët,i shëndetshëm dhe i rehatshëm
  • Nuk e ndot ambientin

Q: Si përdoret Ecogreen® në produktet tona?

Ecogreen-miqësore ndaj ambientit -alternative kundrejt sfungjerëve konvencionale

Struktura qelizore e hapur e sfungjerit Ecogreen, lejon qarkullim më të mirë të ajrit dhe kështu ajrosshmëria e dyshekut tuaj është automatikisht më e lartë. Ky lloj sfungjeri përshtatet dhe mbështet trupin tuaj në mënyrë perfekte, duke siguruar mbështetjen e duhur për shtyllën kurrizore.

Prania e elasticitetit lejon që ky lloj sfungjeri të ketë mbështetje adaptuese në pikat e presionit ku trupit tuaj i vyn më së shumti. Përbërësit natyral zëvendësojnë pjesërisht materialet e përdorura tradicionalisht në dyshekë, duke kombinuar materialet e thjeshta me ato sintetike të riciklueshme. Kjo është arsyeja përse sfungjeri Ecgreen shihet dhe si alternative kundrejt sfungjerëve konvencional, pasi ky kombinim është më i favorshëm për mjedisin ku jetojmë. Kjo ju siguron freski dhe pastërti e ambientit ku flini, si një ditë pranverore!

1. Vetitë kryesore:

  • Alternative kundrejt sfungjerëve konvencional
  • Mbështetje adaptuese

2. Përfitimet Kryesore:

  • Përmbajtje Natyrale
  • Komfort i gjumit i lartë

3. Veti të tjera:

  • Qarkullim efikas i ajrit
  • I riciklueshëm
  • I lehtë

4. Veti të tjera:

  • Gjumë i freskët,i shëndetshëm dhe i rehatshëm
  • Nuk e ndot ambientin

Q: Si përdoret sfungjeri memorues, Memory foam®, në produktet tona?

Sfungjeri memorues ose sfungjeri viskoelastik është materiali që ka bërë revolucion, për një gjumë më të pushueshëm e të rehatshëm gjatë natës. Ai përshatet në mënyrë perfekte me trupin tuaj duke siguruar ambient fjetje të personalizuar.Sfungjeri memorues përshtatet gjithashtu me pozitën dhe temperaturën e trupit tuaj duke u adaptuar plotësisht me konturet e trupit. Duke Fjetur në dyshek apo jastëk Dormeo që përmban sfungjer memorues, ju do të siguroni mbështetje maksimale duke eleminuar kundër presionin që mund të krijohet në muskujt e trupit tuaj. Mbi të gjitha, sfungjeri memorues dhuron komfort maksimal dhe gjithashtu është hipoalergjinik që e bën këtë sfungjer të përshtatshëm për cilindo që ka prirje apo vuan prej alergjive. Sfungjeri memorues është rezistent ndaj grimcave të pluhurit duke ofruar kështu ambient të freskët dhe higjenik.

1. Vetitë kryesore:

  • Sensitiv ndaj temperaturave

2. Përfitimet kryesore:

  • Përshtatet më së miri me trupin tuaj

3. Veti të tjera:

  • Nuk krijon kundër-presion
  • Hipoalergjinik
  • I riciklueshëm

3. Veti të tjera:

  • Komfort I shtuar i fjetjes
  • Nuk e ndot mjedisin

Q: Si përdoret sfungjeri iMemory ® në produktet tona?

Sfungjeri viskoelastik iMemory është një prej teknologjive revolucionare në industrinë e sfungjerave, që ofron komfort të shtuar dhe adaptim perfekt.Natyra e tij viskoelastike që adaptohet me format dhe pikat e presionit të trupit tuaj, njëkohësisht vepron si rregullues temperature. Jonet e argjendit të shtuara në këtë sfungjer, nuk lejojnë prezencën e bakterieve dhe aromave të pakëndshme.

Ky sfungjer siguron mbështetje të duhur për trupin tuaj pa krijuar kundër-presion në trupin tuaj, duke zvogëluar mundësinë e zhvillimit të dhimbjeve në pikat e presionit që krijon trupi juaj.

1. Vetitë kryesore:

  • PCM (mikrokapsula të ndryshueshme) termoregulative
  • Sensitiv ndaj temperaturave

2. Përfitimet Kryesore:

  • Rregullon temperaturen e sipërfaqjes ku flini- gjumë më i mirë
  • Përshtatet më së miri me trupin tuaj

3. Veti të tjera:

  • Nuk krijon kundër-presion
  • Parandalon aromat e pakëndshme
  • Parandalon rritjen e bakterieve

3. Veti të tjera:

  • Komfort I shtuar i fjetjes
  • Ambient fjetje i freskët

Reklamacionet

Q: Produkti im Dormeo është dëmtuar. Si duhet të veproj?

Nëse produkti juaj ka ende garancion (garancionin e keni pranuar në kohën kur keni blerë produktin), ju lutem dërgoni produktin e dëmtuar sëbashku me garancionin valid dhe formën e reklamacionit të plotësuar dhe nënshkruar në adresën e mëposhtme:

  • Studio Moderna Kosova sh.p.k. rr. UÇK 78, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
  • Apo duke e dërgoni në email adresën: ndihme@studio-moderna.com
  • Ose për ankesa telefononi në numrin: 038 244 644 91

Ne do t’ju kontaktojmë sa më pare që mundemi përt’ju njoftuar lidhur me kohen kur mund të vini për të tërhequr produktin tuaj të rregulluar. Ju lutemi të jeni mirëkuptues që në rastet kur dokumenti i garancionit mungon ne nuk do të mbulojmë kostot e riparimit.

Porositë

Q: A mund ta ndryshoj ose anuloj porosinë time?

Nëse dëshironi të ndryshoni ose anuloni porositë tuaja, ju lutemi na dërgoni një email dhe ne do të ndryshojmë porosinë për ju ose do ta anulojmë. Ju lutem vini re se nëse produkti tashmë është nisur nga depoja, ne nuk jemi në gjendje ta ndryshojmë porosinë; vetëm për ta anulojmë atë.

Q: Cili është statusi i porosisë sime?

Ne kemi knaqësinë që t'ju ndihmojmë për të gjetur statusin e porosisë tuaj. Mënyra më e shpejtë është të na telefononi në 038 244 644 91 ose të na shkruani një email dhe ne do t'ju ndihmojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Q: Nuk ka sasi të produktit që kam kërkuar, çfarë të bëj tani?

Për fat të keq kemi vetëm sasi të caktuar të produkteve të caktuara dhe në këto raste nuk mund ta sjellim produktin tek ju. Sidoqoftë ne jemi me të vërtetë të lumtur t'ju ndihmojmë të gjeni zëvendësimin për produktin që ju keni kërkuar.

Natyrisht, kjo nuk vlen nëse ne sjellim më shumë sasi të produktit që ju dëshironi të porositni.

Ju do të informoheni rreth çdo ndryshimi të statusit të porosisë tuaj përmes email ose telefonit.

Shpërndarja e produkteve

Q: Sa kushton transporti i porosive?

Çmimi i dorëzimit të porosisë llogaritet në bazë të peshës totale të pakos. Shuma e saktë do të ju komunikohet përmes telefonit gjatë konfirmimit të porosisë.

Q: Për sa kohë do ta pranoj porosinë time?

Zakonisht, porosia dërgohet tek ju brenda 1-3 ditëve. Nëse nuk pranoni asnjë konfirmim nga ana jonë pas 3 ditësh, ne ju lutemi që të na shkruani në e-mail ose na telefononi në 038 244 644 91 dhe do të ju informojmë më saktësisht për vendodhjen e porosisë tuaj.

Q: A mund ta zgjedh se kur dua të pranoj porosinë time?

Ju mund të zgjidhni kur dëshironi ta pranoni porosinë tuaj në kutinë e komenteve dhe ne do të bëjmë çmos për të respektuar dëshirat tuaja.

Q: A do të duhet të pranoj personalisht porosinë time?

Porosinë tuaj mund ta pranoni ju, ose personin që ju keni autorizuar për t'a pranuar porosinë dhe nënshkruaj për ju. Pagesa bëhet nga personi që pranon produktin.

Q: Çka nëse e ndryshoj mendjen para pranimit të produktit?

Ju lutemi të na informoni nëse keni ndryshuar mendjen sa më parë që të jetë e mundur. Pastaj ne mund ta anulojmë porosinë me lehtësi pa ndonjë kosto shtesë për ju.

Q: A bëni transport jashtë vendit?

Ne nuk dorëzojmë drejtpërdrejt jashtë vendit, por në rast se ju interesoheni ne ju lutemi të na kontaktoni me email dhe ne do të trajtojmë rastin tuaj.

Kthimet

Q: Une dua t'i kthej produktet e blera, si duhet të veproj?

Lidhur me kthimet e produkteve duhet të paraqiteni ne njërën prej pikave tona të shitjes për instruksione të mëtejshme.

Q: Sa kohë më merr mua për të marrë rimbursim nëse e kthej produktin?

Rimbursimi i kthimeve të produkteve bëhet pasi të vlerësohet rasti dhe tëvendoset që ju mund të përfitoni rimbursimin e kërkuar.

Informata mbi pagesën

Q: Çfarë formash të pagesave pranoni?

Për momentin ne pranojmë këto forma të pagesave:

  • Para të gatshme pas dorëzimit të porosisë
  • Pagesa me këste (llojet e kësteve janë të cekura për çdo produkt veçanërisht)
  • Pagesa me kartela bankare në derë të shtëpisë tuaj.

Q: A pranoni kartela të bankave jashtë vendit?

Ne pranojmë pagesa me kartela bankare në derë të shtëpisë tuaj.

Pagesat online me kartela bankare ende nuk janë të mundura, por ofrojmë edhe mundësi tjera pagesash (para pas dorëzimit apo me këste)...

Q: Si funksionon pagesa pas dorëzimit?

Pagesa pas dorëzimit të porosisë është mënyra më e sigurt dhe më e lehtë e pagesës. Ju vetëm rezervoni shumën totale të porosisë në para të gatshme të cilat ua ka konfirmuar agjenti përmes telefonit, dhe i jepni postierit pas pranimit të produktit.

Q: A është i sigurtë përdorimi i kartelave bankare në webfaqen tuaj?

Për momentin nuk ofrojmë pagesa me kartelë bankare përmes webfaqes.

Më shumë rreth sigurisë ju mund të lexoni duke klikuar këtu.

Teknologjia

Q: Çka janë "cookies"? A duhet ti lejoj ato në shfletuesin tim?

Një "cookie" është një sasi e vogël e të dhënave që dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe interneti dhe ruhet në hard diskun e kompjuterit tuaj. Nëse preferencat e shfletuesit tuaj e lejojnë atë (shumica e shfletuesve janë të instaluar me "cookies" të aktivizuara), çdo faqe interneti mund të dërgojë cookie-t e saj në shfletuesin tënd. Për të mbrojtur privatësinë tuaj, "cookies" nuk ruajnë të dhënat personale, por përdorin identifikues unik anonim. Çdo web faqe mund të ketë qasje vetëm në "cookies" që ajo faqe ka dërguar në hard drive tuaj, dhe jo "cookies" të dërguara nga faqet e tjera të internetit.

Nëse ju i jepni të tjerëve kompjuterin tuaj për përdorim dhe ju nuk dëshironi ata të kenë qasje në informatat mbi llogarinë tuaj, sigurohuni që jeni ç'kyçur nga webfaqja para se të dilni nga kompjuteri juaj. Ju mund të ç'kyçeni duke klikuar në butonin "Ç'kyçu" në krye të faqes.

Për më shumë informata rreth përdorimit të "cookies", lexoni Politikat e Ruajtjes së Fshehtësisë.

Q: Kur dua të bëj një porosi, më shfaqet një mesazh që deklaron se ka ndodhur një gabim. Çfarë shkoi keq dhe çfarë të bëj?

Ju lutemi sigurohuni që të keni futur të gjitha të dhënat e nevojshme për të bërë porosinë. Të dhënat që mungojnë do të rrethekohen me rreth të kuq.

Nëse gjithçka është në rregull dhe ju ende nuk mund ta bëni porosinë tuaj, ne ju kërkojmë të mbyllni faqen dhe provoni përsëri duke hapur dritare të re të shfletuesit. Nëse ende nuk funksionon, ju lutem na dërgoni email dhe ne do ta zgjedhim problemin për ju.

Informatat tuaja

Q: E kam ndërruar e-mail adresën, si mund të përditësoj të dhënat e mia?

Ju jeni të mirëpritur ta ndërroni e-mail adresën tuaj çdo kohë duke klikuar në kategorinë e Abonimeve.

Q: Si mund ta ndërroj fjalëkalimin e llogarisë time?

Ju mund ta ndërroni fjalëkalimin tuaj pasi të kyçeni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë "Informata mbi llogarinë".

Q: Si mund ta mbyll llogarinë, nëse nuk dua ta përdor më?

Nëse dëshironi të fshini llogarinë tuaj dhe të gjitha informacionet tjera në të, ju lutem na shkruani e-mail në info@dormeo-ks.com dhe ne do ta fshijmë atë për ju. Por keni kujdes sepse të gjitha informacionet e fshira nuk mund të kthehen pasi të fshihen nga sistemi.