Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 50 Dyqanet tona

Jastëk klasik Bamboo II Dormeo

Në gjendje Modeli: 1000229626 Kodi: 110076663

Jastëku Bamboo ka formë klasike dhe një mbulesë të butë, me fibra bambuje, për t’ju mundësuar gjumë më të shëndetshëm dhe relaksues. Brenda është i mbushur me fibra Wellsleep®, për një butësi relaksuese, në të cilën do të doni ta pushoni kokën. Lartësia dhe fortësia e jastëkut mund të personalizohen sipas nevojave tuaja. I përshtatshëm për çdo lloj pozicion gjumi. Ka madhësi 50x70cm dhe mund të lahet deri në 60°C.

39,90 

Përfshirë TVSH-në

Përshkrimi

Rifreskoni shtratin tuaj

Pushoni kokën në një jastëk të butë, i cili ju ofron një ndjesi freskuese falë fibrave të bambusë në mbushjen e mbulesës së jastëkut.

Po ashtu, fibrat viskoze në mënyrë natyrale mund ta rregullojnë temperaturën dhe ta absorbojnë lagështinë. Për më tepër, ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të baktereve të dëmshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme për personat që vuajnë nga ndonjë alergji apo kanë lëkurë të ndjeshme.

Jastëk klasik Bamboo II Dormeo në shtrat

Mikrofibra Wellsleep® në jastëkun Bamboo II

I përshtatshëm për çdo pozicion gjumi

  • Bërthama e jastëkut Bamboo ofron mbështetjen e duhur për kokën dhe qafën tuaj, pavarësisht në çfarë pozite flini: në shpinë, krah apo bark.
  • Është i mbushur me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat ofrojnë butësi dhe vëllim, për një ndjesi luksoze sa herë që e shtrini kokën në të.
  • Një zinxhir anësor ju mundëson ta hapni jastëkun dhe të hiqni apo shtoni fibrat, për ta rregulluar lartësinë dhe fortësinë sipas nevojave tuaja.

I butë sikur retë…

Jastëku ka mbushje me mikrofibra Wellsleep®, të cilat janë:

  • Të buta
  • Me vëllim
  • Të këndshme në prekje
  • Të ajrosshme, me absorbim minimal të lagështisë.

Jastëku është i lehtë, me vëllim dhe i butë, andaj ua jep ndjesinë sikur po flini mbi re.

Jastëk klasik Bamboo II — mbulesë me valë

Jastëk klasik Bamboo II — teksturë e mbulesës

Higjienik dhe i ajrosshëm

Mbulesa e jastëkut përbëhet prej një përzierje pambuk & poliestër, i cili është jo-alergjik, thahet shpejt dhe ka veti të shkëlqyera absorbuese. Këto veti e bëjnë jorganin shumë të përshtatshëm për lëkurë. Fibrat shtesë të bambusë shtojnë më shumë rehati, sepse e bëjnë jastëkun më të freskët. Po ashtu, ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të baktereve të dëmshme të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme personave me alergji apo lëkurë të ndjeshme.

Për të siguruar higjienë maksimale, jastëku mund të lahet tërësisht në deri në 60°C. Megjithatë, ne ju rekomandojmë ta lani në temperatura më të ulëta se 60°C, që ta zgjasni jetëgjatësinë e jastëkut.

Pjesë e koleksionit Bamboo

Ky jastëk është pjesë e koleksionit tonë të veçantë, Dormeo Bamboo. Koleksioni përmban produkte të ndryshme për dhomën e gjumit, sikurse dyshek, shtresë, jorgan, jastëk, set çarçafësh dhe jo vetëm. Këto produkte janë të punuara me materiale natyrale (sikurse fibrat e bambusë), për të siguruar gjumë të shëndetshëm dhe relaksues.

Specifikimet teknike

Pesha 850 g
Përmasat 45 × 14,5 × 66 cm

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
-70% Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Dream Dormeo
-70% Jastëk Dream Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Klasik Soft Touch Dormeo
-70% Jastëk Klasik Soft Touch Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
-60% Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
Nga 49,90  19,96 
Më shumë
Dormeo cooling balance pillow white 50x70
-60% Jastëk Cooling Balance
Nga 49,90  19,96 
Më shumë
Jastek Comfy Dormeo
-40% Jastek Comfy Dormeo
Nga 39,90  23,94 
Më shumë
Siena pillow classic v3 10
-70% Jastëk klasik Siena Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Club5*:  10,17  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 29,73  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Jastëk Velvet Dormeo
-60% Jastëk Velvet Dormeo
Nga 39,90  15,96 
Më shumë
Jastëk Lavender Dream Dormeo
-40% Jastëk Lavender Dream Dormeo
Nga 44,90  26,94 
Më shumë