Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Dormeo
Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.
Përfshirë TVSH-në
Përshkrimi
Përjetoni mbështetjen dhe rehatinë e përsosur
Nëse po flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni me dhimbje në shpinë dhe qafë. Nëse po flini në divan, dyshek të vjetër, shumë të fortë ose të butë, transformojeni atë në një sipërfaqe të rehatshme gjumi – me shtresën Memosan Roll Up 5+2!
Memosan Roll Up 5+2 është shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron mbështetjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës suaj trupore, duke ju siguruar më shumë rehati. Përdoret dhe mirëmbahet lehtë, si dhe është e pajisur me rripa.
- ✓7 ZONA – ofrojnë mbështetje specifike për kokën, qafën, shpatullat, mesin, ijët, kofshët dhe këmbët.
- ✓2 ZONA – ofrojnë mbështetje të shtuar për shpinën dhe ijet.

Shikoni brenda shtresës
- ✓Kombinimi i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë
- ✓Shtresë 5cm prej sfungjeri cilësor dhe mbështetës Ecocell®
- ✓2cm shtresë rehatie nga sfungjeri memory me vrima speciale për më shumë ajrosje
- ✓Zgjidhje e zgjuar e lartësisë dhe e luksit
- ✓Veti të shkëlqyera termorregulluese – trajtimi me lëndë natyrale Moov&Cool
- ✓Pastërti – trajtimi CleanEffect® mbron shtresën nga bakteret, gërmat e pluhurit dhe mikrobet
- ✓Ajrosje shtesë falë sistemit special AirX
- ✓Mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet
- ✓Dizajn modern dhe tërheqës
- ✓Përdorim shumëfunksional në shtëpi
- ✓Rripa specialë për ta ruajtur dhe bartur më lehtë

Mbaje kursorin mbi ⓘ për detaje rreth produktit.
Mjedis më i përshtatshëm për gjumë
Ambienti ku flini duhet t’i ketë “përbërësit” e duhur, me qëllim që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është përgjigja dinamike ndaj temperaturës së trupit.
Rehatia termike është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, ju do të zgjoheni disa herë gjatë natës dhe kjo e dëmton cilësinë e gjumit. Andaj, mjedisi ku flini duhet të jetë i thatë, i freskët dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Trajtimi Moov&Cool në pjesën e sipërme të mbulesës së shtresës do ta sigurojë këtë cilësi për ju.


Ajrosje shtesë
Sfungjeri memory ka vrima speciale të cilat e shtojnë qarkullimin e ajrit, andaj sigurojnë një ambient gjumi edhe më të thatë. Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX – material me rrjetë, i cili është i ajrosshëm dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.
Pastërti dhe freski
Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i siguron shtresës mbrojtje nga bakteret, grimcat e pluhurit dhe mikrobet. Pra, siguron që shtresa juaj të qëndrojë e freskët dhe pa aroma të pakëndshme! Për më shumë higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet në 40°C.
Dizajn praktik
Shtresa Memosan Roll Up 5+2 ka rripa specialë, falë të cilëve mund ta mbështillni dhe ruani më lehtë. Po ashtu, rripat ju mundësojnë ta bartni më lehtë në rastet kur udhëtoni.


E dizajnuar për çdo rast
Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni rreth shtëpisë ose merrni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.
Divan
Kamping ose karavan
Dhomë të konvikteve
Banesa të vogla
Përdorimi dhe montimi bëhen lehtësisht
Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen tërësisht e mbledhur, e mbështjellur dhe e paketuar me vakum në mënyrë natyrale. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketuar në këtë mënyrë, këtë proces e kemi bërë që të kursejmë dhe mbrojmë gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjesht mbështilleni, barteni ose ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është krejt e lehtë.

Me kujdes, prejeni qesen e jashtme me gërshërë, duke u siguruar që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.

Shtrijeni shtresën e mbledhur me vakum në divan ose krevat. Me kujdes, prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hapeni me kujdes atë.

Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa të marrë formën dhe të fryhet plotësisht.
Vlerësimet e klientëve
Ende nuk ka vlerësime
Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.