Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 50 Dyqanet tona

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS

Në gjendje Kodi: 1000234398

Tash më shumë se kurrë ju duhet ndjesia e rehatisë dhe sigurisë në shtëpi. Filloni nga dhoma e gjumit, me setin e çarçafëve The Essentials! Të punuar 100% nga pambuk sateni, këta këllëfë modernë do t’i shtojnë elegancë dhe rehati shtratit tuaj. Mund të kombinohen në 4 pamje të ndryshme. Në dispozicion në 6 ngyra të bukura dhe 2 madhësi.

49,90 

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Ngjyra

Përshkrimi

Rifreskoni pamjen e shtratit tuaj

Është e rëndësishme t’i ndërroni rregullisht çarçafët dhe këllëfët, për t’u siguruar se po flini në një ambient të freskët, të shëndetshëm dhe të rehatshëm.

Me ndërrimin e sezonave, është koha për ta ndërruar dhe freskuar shtratin, por edhe pamjen e dhomës suaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe efektive, është padyshim me një set çarçafësh.

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — dhomë gjumi

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — pambuk saten

Materiale natyrale, për qëndrueshmëri, luks dhe rehati

Këllëfët e jastëkëve dhe jorganit janë punuar 100% nga pambuku saten i krehur. Ky material natyral dhe jo-alergjik i ofron ndjesi të këndshme dhe më të butë ndaj lëkurës suaj, krahasuar me çarçafët prej pambuku me endje të thjeshtë ose standarte.

  • I ajrosshëm – pambuku në mënyrë natyrale lejon lëkurën tuaj të marrë frymë. Për më tepër, pambuku është përçues i mirë i nxehtësisë, andaj e mban trupin freskët gjatë verës dhe ngrohtë gjatë dimrit.
  • I butë dhe i rehatshëm për lëkurë – Shkalla e butësisë varet në mënyrën se si është thurur pambuku. Është hipoalergjenik, pra, nuk shkakton irritime ose kruarje.
  • Zgjatë shumë – pambuku është i qëndrueshëm, andaj do të mund ta shijoni për një kohë më të gjatë.
  • Lahet tërësisht në 60˚C – pambuku është material i lehtë për t’u mirëmbajtur, sidomos krahasuar me materialet tjera. Andaj lëreni rrobalarësen ta kryejë punën.

Një pamje më e bukur dhe e freskët në dhomën tuaj

  • Përdorimi i endjes së satenit i shton më shumë freski dhe butësi çarçafëve, krahasuar me endjen e zakonshme.
  • Një shtresë e mercerizuar i shton këllëfëve më shumë qëndrueshmëri, butës dhe i bën ngjyrat më të ndritshme.
SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — kombinim ngjyrash

6 ngjyra dhe pamje 4në1

Seti është në dispozicion në 6 ngjyra klasike, që do t’i shtojnë elegancë çdo dhome: e kaltër, krem, gurkali, vjollcë, e gjelbër dhe hiri. Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë nga dy anë të ndryshme. Njëra anë ka ngjyrë më të çelët, kurse tjetra më të mbyllët. Ju mund t’i kombinoni në katër mënyra të ndryshme, për t’i dhënë dhomës suaj pamje të re kohë pas kohe.

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — ngjyrë e gjelbër

2 madhësi për të gjithë shtretërit

Seti është në dispozicion në dy madhësi: këllëf jorgani 140×200 cm me 1 këllëf jastëku 50×70 cm si dhe këllëf jorgani 200×200 cm me dy këllëfë jastëku 50×70 cm. Këllëfët e jastëkëve mbyllen me dy shirita të gjerë dhe palë dhe këllëfi i jorganit ka butona të fshehur, për një pamje më klasike.

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — teksturë jastëku
SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — butona të fshehur

SET I ÇARÇAFËVE THE ESSENTIALS — kombinimi perfekt

Kombinoni setin The Essentials me çarçafin me llastik The Essentials!

Çarçafi me llastik The Essentials është punuar prej pambuku dhe ka llastik në të katër qoshet, andaj qëndron mirë për dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. S’ka më çarçafë që grumbullohen apo rrëshqasin nga dysheku – zgjedhni tani mes 6 ngjyrave dhe 7 madhësive të çarçafit The Essentials dhe kombinoni me setin e çarçafëve të së njejtës linjë.

Specifikimet teknike

Pesha N/A
Përmasat N/A

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Jastëk Premium Octasmart
-50% Jastëk Premium Octasmart
Nga 59,90  29,95 
Club5*:  23,96  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 35,94  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Jastëk Dream Dormeo
-70% Jastëk Dream Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Dormeo Cozy Cuddles Unicorn Dormeo
-70% Dormeo Cozy Cuddles Unicorn Dormeo
Nga 49,90  14,97 
Më shumë
DORMEO WRAP'N'PLAY BUNNIE Dormeo
-50% DORMEO WRAP'N'PLAY BUNNIE Dormeo
Nga 29,90  14,95 
Club5*:  13,45  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 16,45  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Jastëk Velvet Dormeo
-60% Jastëk Velvet Dormeo
Nga 39,90  15,96 
Më shumë
SNUGGLE BAG UNICORN 3në1 Dormeo
-60% SNUGGLE BAG UNICORN 3në1 Dormeo
Nga 29,90  11,96 
Më shumë
Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
-70% Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
-60% Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
Nga 49,90  19,96 
Më shumë