SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Çka është një shtresë dysheku?

Shtresa të dyshekëve në treg ka shumë lloje, ka nga njerëzit që nuk munden pa to, dhe të tjerët të cilët nuk i vlerësojnë dhe nuk i njohin ende mirë benefitet e tyre.

Nëse mendoni të fleni pakëz më mirë dhe rehat, shtresat e dyshekëve janë mundësia për ta berë këtë gjë – do ta vërtetoni që është zgjidhja e duhur për ju.

 

Çka është një shtresë dysheku? 

Një shtresë dysheku është një shtresë ekstra që vendoset mbi dyshekun tuaj për ekstra komfort (per ju) dhe mbrojtje (për dyshekun tuaj). Zakonisht vijnë në të gjitha llojet e trashësisë, janë të përbëra nga një kategori e ndryshme materialesh, dhe tashmë në treg do të mund të gjeni një shtresë për çdo madhësi shtrati.

 

Çfarë lloje të shtresave ka?

Faktori më i rendësishëm në mbrojtës të dyshekut dhe shtresa është materiali, mirëpo ka laramani karakteristikash shtresash, nga ku dallojmë:

  • Shtresat e dyshekëve me shkumë memoruese që funksionojnë saktësisht si dyshekët më shkumë memoruese, është thjeshtë një shtresë më e hollë që vendoset mbi dyshekun tënd ekzistues. Shkuma memoruese ngadalë i përshtatet trupit tuaj, duke i dhenë komfort dhe suport të shtuar.
  • Shtresat e dyshekëve të trajtuara me re-vitalize që mundëson që kur trupi i njeriut bie në kontakt me revitalizuesit, qelizat të aktivizohen, metabolizmi i trupit të njeriut të forcohet dhe qarkullimi i gjakut rritet.
  • Shtresat e trajtuara me CleanEffect® që sigurojnë mbrojtje ndaj papastërtive, bakterieve dhe aromave të pakëndshme.
  • Shtresat me sistem AirX dhe mbulesa të brendshme që sigurojnë ajrosje, për një ambient gjumi të freskët dhe të thatë.
  • Shtresa me kombinim të sfungjerit memorues dhe tencelit përshtaten me trupin tuaj dhe ofrojnë termo rregullim natyral. Janë të buta si mëndafshi, të forta si poliestër, të ftohta si liri, e të ngrohta si lesh dhe absorbuese si pambuku.
  • Teknologjia Octaspring® që i jep trupit tuaj mbështetjen më të mirë ergonomike dhe komfort me përshtatje tre-dimenzionale në këtë shtresë të qëndrueshme dhe mjaft fleksibile.

Çka është e mira e tyre?

Benefiti kryesor të një shtresë dysheku është që mund të zgjasë jetën e dyshekut duke reduktuar presionin në pika kyqe të dyshekut. Krahasoni një shtresë dysheku me një dyshek të zakonshëm që e keni përdorur dhe do të shihni se si dysheku me shtresë do të sigurojë mbështetje të plotë për kohë më të gjatë.

Të mirat e shtresës janë:

  • Shtresat mirëmbahen dhe pastrohen shumë më lehtë se sa një dyshek, si dhe mund të kenë mbështjellës të ri-përdorshëm gjë që do të thotë se përdoren edhe si mbrojtës ndaj njollave.

  • Mund të transformohen prej një shtrati në shtratin tjetër ose mund të mbështjellen dhe të mirren me vete kudo.

Me pak fjalë, shtresat do të ndryshojnë ndjenjën e një dysheku ekzistues, duke përmirësuar nivelin tuaj të rehatisë gjatë gjumit, dhe duke zgjatur jetën e dyshekut tuaj. Është një shpenzim shtesë por që do të ju duhet të shpenzoni shumë më pak në një dyshek të ri, me përfitimin e shtuar të rehatisë dhe mbështetjes së përmirësuar.