SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Historia e gjumit të mirë!

Gjumi – kaq i çmuar, kaq i rëndësishem, kaq i nevojshëm! Për shumë prej nesh, gjumi është ilaçi që na qetëson e na ndihmon të rikuperohemi pas një dite të gjatë e të ngarkuar. Për fat të keq, shumë prej nesh flejnë çdo ditë e më pak. Shumë gjera të tjera përreth nesh na duken më interesante apo më të rendesishme sesa disa orë më teper gjumë, mirëpo ashtu sikurse ushqimi dhe ushtrimet fizike, edhe gjumi është esencial për një shëndet të mirë dhe njekohësisht burim kënaqesie.

Cilësia e gjumit ndikon në mënyre të drejtëpërdrejt në cilësinë e pjesës së jetës suaj që kaloni zgjuar, përfshirë këtu mprehtësinë e mendjes, produktivitetin, balancin emocional, kreativitetin, vitalitetin fizik dhe në peshën tuaj. Asnjë aktivitet tjetër përveç gjumit nuk ju jep kaq shumë benefite me kaq pak përpjekje.

Kur nuk ju merr gjumi…

Pagjumësia sjell shqetësim dhe ndërpreja e gjumit po ashtu. Të zgjohesh i lodhur, i pafuqishëm dhe i këputur është problem..

Për të siguruar gjumë të pushueshëm dhe rigjenerues duhet të siguroheni që netët tuaja ti kaloni ne dyshek të pastër dhe cilësor, të flini në jastëk qe ju përshtatet më së miri me qafën tuaj dhe të shtriheni nën jorganë qe ju mbajnë ngrohtë.

Ne në Dormeo jemi të zotuar për t’ju dhënë zgjidhjet më të mira që ekzistojnë për dhomën tuaj të gjumit.

Pesë momentet kryesore në jetën e gjithësecilit janë: Lindja, ushqimi, gjumi, dashuria dhe vdekja.

E.M. Forster

12 Vite zhvillimi dhe përditësimi konstant për t’ju ofruar gjumin e merituar për të cilin keni aq shumë nevojë.

Dormeo nuk është vetëm një brend që ju e shihni ngado. Ne, në Dormeo, jemi njerëzit të cilët dedikojmë kohën dhe përpjeket e shumta për të sjellë invocionet dhe zgjidhjet e gjumit më të mira dhe më të rehatshme. Përmes përkushtimit tonë, ne synojmë të përmirësojmë mënyrën tuaj të të fjeturit.

Më shumë se 300 produkte për gjumë më të rehatshëm dhe mirëqenie të kënaqshme.

Si filloi gjithçka…

Gjithçka filloi në vitin 2002 kur Dormeo hodhi në treg dyshekun e parë prej sfungjeri, i cili ju prezantua konsumatorëve të parë përmes televizionit.

Karakteristikat e tij te pakrahasueshme, materialet cilësore të përdorura dhe mbi të gjitha reagimet e mira prej konsumatorëve na kanë inkurajuar për të vazhduar me punën e mirë dhe kanë qënë shtysa kryesore që ne të fokusoheshim dhe më tepër në zhvillimin e materialeve të reja, në kombinime dhe invoacione, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë njerëzve për të bërë zgjidhjet e duhura, për gjumë të mire për çdo nate.

Pas 12 vitesh punë këmbëngulëse dhe të palodhshme mund të themi që kemi arritur suksesin e dëshiruar, por ende vazhdojmë me vizionet tona.

Ne jemi prezent me mbi 300 produkte të ndryshme që ndihmojnë në gjumë dhe jetesë më të mirë, duke përfshire këtu dyshekët, jastëkët, jorganët, shipkat, protektorë dysheku, çarçafë dhe produkte për fëmijë, produkte dekorative, aksesorë të banjos dhe produkte të tjera për një ambient të ngrohtë familjar.

Ne nuk do të dalemi dhe nuk do të pushojmë- Ne dëshirojmë t’iu ofrojmë gjithmonë më të mirën!

Dormeo është tashmë, pas 12 vitesh, një brand i njohur në mbarë botën dhe i pranishëm në miliona dhoma gjumi në mbarë Europën dhe më tej, duke përmirësuar jetesën dhe mirëqënien tuaj. Dormeo krenohet me invocionet e njëpasnjëshme, prej përdorimit të materialeve tradicionale dhe revolucionare deri në proçesin e prodhimit dhe përshtatjen sipas kërkesave të konsumatorëve, ndjekjen e trendeve dhe dizajneve tërheqëse.

Dhe kjo është arritja jonë më e fundit!

Ndër inovacionet më të mëdha botërore- Sustat sfungjerike, vetëm në Dormeo!

Teknologjia revolucionare e sustave prej sfungjeri Octaspring, e shpikur prej inovatorit Belg Willy Pope, është risia jonë më e re, ku këto susta janë të pranishme në dyshekët Dormeo Air.

Sustat sfungjerike Octaspring që kanë në përbërjen e tyre sfungjer memorues unik në formën e hojeve të bletëve, janë kombinimi perfekt i cilësive të sustave prej metali dhe sfungjerit memorues.

Secila sustë sfungjerike, me dizajn tetë-faqësh në formën e hojeve të bletës, mundëson levizje ne secilin drejtim duke siguruar në të njejtën kohë mbështetje, rehati dhe ventilim, një përparim i madh teknologjik, i cili gjendet ne gjeneratën më të re të dyshekëve.

Sustat e sfungjerit Dormeo ofrojnë komfortin maksimal në tre lloje të dyshekëve.

Në secilin prej tyre, sustat prej sfungjeri memorues të fortësisë të ndryshme, janë të vendosura në mënyrë që të ofrojnë nivel të përsosur mbështetës dhe fleksibilitet dhe në trupin tuaj, për gjumë të shëndetshëm dhe të pushueshëm.

Shikoni gjeneratën e ardhshme të dyshekëve me teknologjinë supreme të sustave sfungjerike Octaspring!

Ne gjithashtu jemi pjesë e komunitetit, prandaj dëshirojmë të kontribuojmë për të

Përgjegjësia Sociale

Shumë herë jeta ofron surpriza ku ne mund të gjendemi në situata të palakmueshme. Dormeo është i pranishëm me ndihmesën e tij në donacione të shumta për individë dhe grupe bamirësie.

Përgjegjësia ndaj ambientit ku ju jetoni

Të gjithë së bashku jemi pjesë e një planeti, dhe ne në Dormeo jemi të vendosur për ta mbajtur atë sa më të gjelbërt dhe për ta bërë një vend të lumtur. Kjo është dhe arsyeja përse të gjitha produktet tona janë miqësore ndaj ambientit pasi kanë në përbërjen e tyre materiale të riciklueshme. Gjithashtu, kur ju të bleni një dyshek të ri Dormeo, ne zotohemi të marrim përsipër koston e riciklimit të dyshekut tuaj të vjetër.

Ne nuk dëshirojme që dysheku i vjetër të përfundoj në natyrë!

Pesë momentet kryesore në jetën e gjithësecilit janë: Lindja, ushqimi, gjumi, dashuria dhe vdekja - Frank H. Knight

Klikoni këtu dhe zgjidhni produktin tuaj Dormeo dhe filloni të flini më mirë-sepse e meritoni!