SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Jorgan Black Diamond

Photo
Video
-50%

Shijoni ngrohtësi dhe rehati gjatë tërë vitit, me këtë jorgan cilësor, të mbushur me mikrofibra Wellsleep®, për më shumë ajrosje. Po ashtu, është i pasur me trajtimin HeiQ Smart, i cili reagon ndaj temperaturës trupore dhe ju mban freskët ose ngrohtë, sipas nevojës. Sistemi AirX e mban jorganin të freskët dhe të thatë, duke ju ofruar rehati të plotë për tërë vitin. Është në dispozicion në dy madhësi, me një mbështjellës të bardhë & hiri si dhe një model sipas formës së diamantit.

Zbritjet e Prillit
Jorgan Black Diamond

Çmimi i rregullt: Nga 59,90 € Nga


Çmimi special: Nga 29,95 € Nga

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Shijoni ngrohtësi dhe rehati gjatë tërë vitit, me këtë jorgan cilësor, të mbushur me mikrofibra Wellsleep®, për më shumë ajrosje. Po ashtu, është i pasur me trajtimin HeiQ Smart, i cili reagon ndaj temperaturës trupore dhe ju mban freskët ose ngrohtë, sipas nevojës. Sistemi AirX e mban jorganin të freskët dhe të thatë, duke ju ofruar rehati të plotë për tërë vitin. Është në dispozicion në dy madhësi, me një mbështjellës të bardhë & hiri si dhe një model sipas formës së diamantit.

Më shumë
Përshkrimi

Risi në teknologjinë e jorganëve

Dormeo ka përvojë afro dy dekada në prodhimin e produkteve cilësore për gjumë të mirë. Edhe ky jorgan është rezultat i kësaj përvoje shumëvjeçare. Shijoni gjumë dhe ngrohtësi me jorganin e ri, i dizajnuar për extra butësi dhe rehati. Po ashtu, ky jorgan ka termorregullim të avancuar, për t’ju siguruar temperaturën e duhur për gjumë të shëndetshëm gjatë tërë vitit.

Pse është e rëndësishme ta zgjedhni jorganin e duhur?

Kur flemë, trupi ynë fillon të ftohet, prandaj është e rëndësishme të mbuloheni me jorganin e duhur, i cili ju ofron ngrohtësinë e nevojshme. Në këtë mënyrë, pas një gjumi të mirë, ju do të zgjoheni të freskët dhe të gatshëm për ditën që ju pret. Po ashtu, është e rëndësishme që jorgani të jetë i butë dhe i ajrosshëm, e këto cilësi i ka jorgani Black Diamond.

Mikrofibra Wellsleep® për butësi luksoze

Jorgani Black Diamond është i mbushur me mikrofibra Wellsleep®. Ky material i avancuar kombinon lehtësinë, ajrosjen dhe butësinë. Ka veti të shkëlqyera termike, absorbim minimal të lagështisë, ajrosje të shkëlqyer dhe i qëndrueshëm ndaj mykut e njollave. Modeli i qepjes siguron shpërndarje të barabartë të mbushjes së jorganit, dhe i shton vëllim për extra butësi.

Rehati gjatë tërë vitit falë teknologjisë HeiQ Smart Temp

Mbulesa e jorganit është e trajtuar me HeiQ Smart Temp. Kjo teknologji e frymëzuar nga natyra, siguron që materiali ta ndjejë temperaturën e trupit, të reagojë dhe ta ofrojë rehatinë që ju duhet. Kjo teknologji e mrekullueshme është ideale për produktet e shtratit, por gjithashtu përdoret edhe në rroba, sikurse në veshje sportive.

Sistemi AirX për më shumë freski

Ky jorgan përmban 3cm material AirX, për të siguruar qarkullim të vazhdueshëm të ajrit, dhe një ambient të freskët e të thatë gjatë tërë vitit.

Dy madhësi

Jorgani është në dispozicion në dy madhësi: 140x200cm dhe 200x200cm, si dhe ngjyrë të bardhë dhe hiri, me një model sipas formës së diamantit. Mund të lahet tërësisht në 40°C dhe thahet shpejt. Linja ekskluzive e Dormeo-s, Black Diamond ka edhe jastëkë, shtresa, peshqirë, llampa dhe jo vetëm. Ju mund t’i kombinoni sipas dëshirës, për t’i shtuar më shumë luks dhomës suaj.

Specifikat Teknike
Dimensionet 140x200cm, 200x200cm
Filling Wellsleep filling
Karakteristika të tjera AirX System, HeiQ Smart temp, Wellsleep filling
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo gjumë
mund të lahet Machine washable

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star