Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 50 Dyqanet tona

Jastëk klasik Embossed Dormeo

Jashtë stokut Kodi: 1000227253

Jastëku klasik Embossed është i mbushur me mikrofibra të avancuara WellSleep®, të cilat kanë veti të shkëlqyera termike, absorbim minimal të lagështisë dhe ajrosje të lartë. Është i përshtatshëm për ata që flenë anash dhe në shpinë, si dhe mund të lahet në 60°C. Mbulesa unike e stampuar 3D është e pasur me trajtimin CleanEffect®, për mbrojtje nga mikrogrimcat e pluhurit, mikrobet dhe bakteret. Në dispozicion në ngjyrat e bardhë dhe hiri. Madhësia: 50x70cm.

39,90 

Përfshirë TVSH-në

Madhësia

Ngjyra

Përshkrimi

Mos lejoni që jastëku i vjetër t’ua prishë natën

Për t’u siguruar që po flini në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm, duhet t’i ndërroni produktet e shtratit kohë pas kohe (përveç pastrimit që duhet të bëhet rregullisht). Jastëku pa dyshim është shumë me rëndësi, sepse aty vendosim kokën dhe fytyrën përafërsisht 7-8 orë brenda ditës. Nëse flini në një jastëk të vjetër, ai jastëk mund të jetë më pak higjienik dhe më pak mbështetës. Si pasojë, ju mund të zgjoheni me dhimbje qafe dhe të keni probleme me gjumë gjatë natës.

Andaj, nëse jastëku juaj është më i vjetër se dy vjet, ju rekomandojmë ta ndërroni për një të ri dhe të freskët – merrni jastëkun klasik Embossed nga Dormeo!

Jastëk klasik Embossed Dormeo — rehati në shtrat

Jastëk Embossed — mikrofibra WellSleep®

I mbushur me mikrofibra WellSleep®, për më shumë butësi

Mikrofibrat e avancuara WellSleep® përbëjnë një material të mrekullueshëm, i cili formon mijëra xhepa ajri të cilat ofrojnë ajrosje, butësi dhe mbështetje. Në këtë mënyrë, parandalojnë mbingrohjen, djersitjen, njollat dhe aromat e pakëndshme. Falë këtij materiali, koka juaj do të pushojë në një jastëk të butë dhe mbështetës.

I stampuar, për një teksturë 3D

Mbulesa e jastëkut është e stampuar me një dizajn modern 3D, i cili ofron ndjesi të mirë ndaj lëkurës. Jastëku është në dispozicion në dy ngjyra: hiri e butë dhe e bardhë klasike. Secili jastëk ka përmasa 50x70cm.

Jastëk Embossed — teksturë 3D e stampuar

Jastëk Embossed — trajtim CleanEffect®

Trajtim CleanEffect® për higjienë maksimale

Mbulesa e jastëkut është e pasur me trajtim CleanEffect® — i cili vepron kundër mikrogrimcave të pluhurit, mikrobeve, baktereve apo alergjenëve të ndryshëm. Për më tepër, mund ta lani në rrobalarëse deri në 60°C. Jastëku thahet shpejt, duke parandaluar mykun apo aromat që mund të krijohen nga lagështia.

I dizajnuar për personat që flenë anash dhe në shpinë

Jastëku me dimensione 50x70cm është dizajnuar që t’u përshtatet pozicioneve të gjumit në krah (anash) dhe në shpinë. Bashkë me jastëkun, vjen edhe një çantë e dizajnuar për të, që ta ruani kur nuk është në përdorim.

Jastëk Embossed — gjumë anash
Jastëk Embossed — gjumë në shpinë me çantë

Seti 3në1 Embossed

Ky jastëk është pjesë e linjës Dormeo Embossed, linjë e cila përmban edhe setin 3në1 (jorgan, jastëk dhe çantë e ripërdorshme), në dispozicion në dy madhësi dhe dy ngjyra:

  • Seti për një person: një jorgan 140x200cm + një jastëk 50x70cm (+ çantë për setin)
  • Seti për çift: një jorgan 200x200cm + dy jastëkë nga 50x70cm (+ çantë për setin)

Set Embossed 3në1 — jorgan, jastëk dhe çantë

Specifikimet teknike

Pesha N/A
Përmasat N/A

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Jastëk Lavender Dream Dormeo
-40% Jastëk Lavender Dream Dormeo
Nga 44,90  26,94 
Më shumë
Jastëk Dream Dormeo
-70% Jastëk Dream Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
-60% Jastëk Soft Touch Dormeo 3d Dormeo
Nga 49,90  19,96 
Më shumë
Jastek Comfy Dormeo
-40% Jastek Comfy Dormeo
Nga 39,90  23,94 
Më shumë
Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
-70% Jastëk Aloe Vera Klasik Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Jastëk Klasik Soft Touch Dormeo
-70% Jastëk Klasik Soft Touch Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Më shumë
Siena pillow classic v3 10
-70% Jastëk klasik Siena Dormeo
Nga 39,90  11,97 
Club5*:  10,17  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 29,73  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Dormeo cooling balance pillow white 50x70
-60% Jastëk Cooling Balance
Nga 49,90  19,96 
Më shumë