- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kur jemi të lodhur, priremi të marrim ‘’ ilaçet e shpejta’’ si kafeja apo suplemente të tjera që rigjallerojnë trupin. Por specialistët thonë të kundërtën: Mënyra më e mire për të përmirësuar kapacitetin mendor dhe fizik është gjumi.
"Mungesa e gjumit ndikon në gjëndjen fizike, ndikon për keq në shkathtësi, moral dhe në nivelet e energjisë", ka thënë Dr Bert Jacobson, një profesor në Educational Studies School në Oklahoma State University (OSU).
"Studimet tregojnë se kur ne flemë më shumë dhe mirë, performanca jonë fizike përmiresohet, pulsi ynë ulet, madje mendja jonë përmirësohet dhe niveli i energjisë gjatë aktivitetit fizik rritet”
Një dyshek i ri ju bën të ndjeheni si një njeri i ri. Studimet gjithashtu tregojnë se pjesëmarrësit të cilët raportuan se minimumi i orëve të gjumit ishte 7 orë kanë shumë gjasa që të kenë fjetur në një dyshek të ri (jo më të vjetër se 4 vjeçar). Studimet tregojnë gjithashtu se personat që kanë fjetur në një dyshek të ri kanë gjasa që të marrin pjesë në aktivitet fizike, ndryshe nga personat që flenë në një dyshek të vjetër.
Për më tepër, sipas këtij studimi 81% e pjesëmarrësve përmenden se zgjohen me dhimbje shpine, qafe apo shpatullash, dhe ky fakt kjo ndikon në performancën e tyre fizike.
Por kemi edhe një lajm të mirë për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe të qafës . Sipas një studimi nga Profesor Jacobson, nëse dikush fle në një dyshek të ri, ai\ajo ka shansë të bëjë një gjumë të mirë dhe nuk preket nga dhimbjet fizike gjatë ditës.
Duke patur parasysh këtë parim, pjesëmarrësit e studimit raportuan përmirësime të mëdha si p.sh:
Në mënyrë që të bëni një gjumë të mirë gjatë natës i cili qon në një jetë më produktive, më të shëndetshme dhe më të lumtur, specialistët rekomandojnë ndërrimin e dyshekut çdo 5-7 vjet. Në ketë mënyrë ne mund të shijojmë rehatinë maksimale dhe në të njejtën të mos ndiejmë lodhje çdo mëngjes.