SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

E ka vënë sapunin nën çarçafë para gjumit: Në mëngjes u surprizua!

Kjo zgjidhje është mister i vërtetë mjekësor. Askush nuk e di përse, mirëpo shumë njerëz betohen që sapuni, i vënë midis çarçafëve dhe dyshekut, pengon këtë pakënaqësi të shpeshtë.

Të zgjohesh në mes të natës për shkak të ngërçeve në këmbë nuk është ndjenjë edhe aq e këndshme! Nuk na mbetet asgjë tjetër pos të shtrijmë këmbën dhe të shpresojmë që ngërçi shpejt të pushojë,

Çka mund të shkaktojë ngërçin?

 
1. Dehidrimi Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve dhe qëndrimi në diell tërë ditën – janë këta të gjithë shkaktarët e humbjes të elektroliteve nga organizmi, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kontraksioneve të muskujve. Mungesa e elektroliteve, pra, do të thotë shanse më të mëdha për sulm të ngërçeve.

2. Qëndrimi në këmbë tërë ditën Nëse duhet patjetër të qëndroni në këmbë në punë tërë ditën, muskujt ngarkohen me peshë të lartë, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë ngërçe. Ngërçet do të jenë edhe më të fuqishëm nëse tërë ditën keni qëndruar në këmbë me këpucë me taka të larta

3. Sporti E kuptueshme, sporti ka efekt në muskuj. Edhe pse është i mirë për ju dhe i forcon muskujt, gjatë orëve pas stërvitjes mund të keni ngërçe.

 

Si t’u shmangeni ngërçeve?

1. Me një copë sapuni Mbase është kjo vetëm një efekt “placebo”, mirëpo derisa ka sukses…

2. Dushi i ngrohtë Muskujt punojnë derisa janë të ngrohur. Nuk ngrohen vetëm kur merreni me sport. Dushi i ngrohtë apo banja qetëson muskujt e këmbës dhe kështu pengohen ngërçet

3. Konsumimi i lëngjeve të turshive Uji në të cilën keni vënë turshi kastravecët, përmbajnë shumë kripë, të cilën e humbim gjatë djersitjes. Në atë mënyrë në trup fusni kripë, sheqer dhe uthull dhe u ofroni muskujve elektrolite të mjaftueshme dhe shumë të dobishme.

4. Ngrënia e një bananeje Banania përmban shumë kalium, që ushqen muskujt tanë dhe vetvetiu, është efikase në eliminimin e ngërçeve.