SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Gjumi – 9 Gjera Qe Duhet Ti Dini Rreth Gjumit

1. Bej Dush Para Kohes Se Gjumit

Nje dush i ngrohte është permendur shume shpesh si ilac kunder pagjumesis per shume vite, por si funksionon kjo? Temperatura baze normale e trupit eshte 37.4 grad celcius. Ndoshta mendon se me ngritjen e temperatures se trupit duke bere dush është triku qe e bene trupin tuaj te ndihej i përgjumur. Ne fakt, eshte freskimi qe ndodh kur te dalesh pas dushit qe ndihmon gjumin. Vetem koheve te fundit eshte kuptuar se eshte zbritja e temperaturës se trupit e cila ndikon qe te na ze gjumi. Nese keni probleme te bini ne gjume, provo dhe bej nje dush nje ore para kohes se gjumit.  

2. Pagjumesia

Pagjumësia kap shume njerez dhe eshte veshtire te thyhet ky cikel njehere posa trupi mesohet me kete model te pazakonte te gjumit. Terapia e kufizimit te gjumit eshte nje metod e fuqishme per thyerjen e modeleve. Ata qe vuajne nga pagjumsia kufizohen qe te kalojne me pak kohe ne shtrat, o te fjetur o fare pa gjume. Por kjo nuk eshte fare e lehte, ashtu sikur profesor Colin Espie nga Qendra e Gjumit te Univerzitetit Glasgow sqaron: “Njerezit me pagjumsi zakonisht shpenzojne me shume kohe ne shtrat duke provuar qe ti ze gjumi. E cfar bejme me kufizim te gjumit eshte qe ne menyre drastike te zvogelojme kohen qe ata kalojne ne shtrat. Kjo është nje gje shume e veshtire per te bere.” Qellimi i kesaj metode eshte qe te lodh aq shume trupin sa qe trupi shtyhet te ri-krijoj model normal te gjumit. Nese ke probleme me pagjumsi atehere terapia e kufizimit te gjumit është definitivisht nje opsion qe duhet konsideruar. Celes eshte qe te qendrosh ne shtrat vetem per te fjetur, dhe se gjithmonë te zgjohesh ne te njejten kohe çdo dite. Keshillimi me mjekun eshte nje hap i mire per te luftuar pagjumsine.  

3. Arti i Gjumit Te Dites (Pushimit)

Gjumi i dites eshte nje menyre e mire e ngritjes se niveleve te energjise, perderisa i permbahesh rregullave kur te pushoni. Gjumi i dites eshte me se shumti efektive kur behet pasdite ne mes te ores 14 dhe 17. Koha optimale eshte 30 minuta. Trupi juaj ne menyre natyrale reziston te mos pushoj ne mes ores shate dhe 12 te mengjesit dhe ne mes ores gjashte dhe tete te mbremjes.  

4. Si Mos te Gërhijmë

Gërhima mund te jet e lidhur me ndonjë problem serioz shendetesor dhe mund te ndikoj jo vetem tek ai qe gerrhis… përveç tjerash mund te ketë efekte negative ne marrëdhëniet midis qifteve. Cka shkakton gërhimën? Gjat gjumit, muskujt qe kontrollojnë kanalet e frymëmarrjes mund te relaksohen, duke shkaktuar qe kanale te frymemarrjes te ngushtohen. Si rezultat, kur marrim fryme, inded e buta ne goje, hunde dhe ne fyt vibrojne, qe ndryshe ne i degjojme duke gerrhatur. Njera zgjidhje eshte perdorimi i shiritave te lagesht sepse jane te dizajnuar te zvogelojne vibrimin e ketyre indeve te buta. Nje mënyre tjeter eshte perdorimi i frenave te gojes qe parandalojne gjuhen te mos bie ne fund te gojes. Sidoqofte, keto metoda nuk jane te garantuara dhe nese gjumi dhe gerrhama e juaj eshte me serioze se aq atehere këshilloheni te konsultoheni me mjekun.      

5. Mos Luaj Me Ciklin e Gjumit Tuaj

Nje pushim i mire i nates eshte zakonisht nje tregues se trupi ka kaluar 5 fazat specifike te gjumit, te cilat se bashku, formojnë nje cikël gjumi. Ne fazen e pare, njeriu ndihet i pergjumur. Faza e dyte eshte ajo kur njeriun e ze gjumi. Faza e trete dhe e katërt përbejnë gjumin e thelle. Faza finale eshte ajo qe e qujame REM (Rapid Eye Movement), qe karakterizohet me levizje te shpejta te syrit, nje tregues tjeter qe ne mund te jemi duke ëndërruar. Nje gjume i mire kerkon qe te kalojme 4 deri gjashte cikle gjate nates, dhe nese nuk arrijme aq atehere kjo do te ket efekt ne performancat gjat kohes kur jemi te zgjuar. Menyra me e mire e arritjes se mjaftueshme te këtyre fazave eshte qe te shmangim kafen dhe alkoolin para kohës se gjumit, sepse ato mund te shtrembërojnë modelin natyral te gjumit. Perveë tjerash sigurohu qe te arrish nga 7 deri 9 ore gjumë çdo nate.  

6. Forca e Drites Se Diellit

Nëse gjumi nuk është problem per ty, atehere cka nese nuk mund te zgjohesh? Hulumtimet rreth drites zbulojne se mund te përdoret qe te na ndihmoj te zgjohemi me lehte. Ne vitin 2002 shkencëtaret kane identifikuar nje grup qelizash receptor ne sy qe rregullojne prodhimin e hormonit te quajtur melatonin. Ky hormon përcakton se sa i pergjumur apo i zgjuar është nje person. Gjat nates shtohet furnizimi i trupit me hormon melatonin dhe kështu ndiheni i pergjumur. Gjat dites, edhe me sy te mbyllur, qelizat receptor nxiten nga drita per te sinjalizuar trurin per te zvogeluar sasin e melatonines ne trup. Kjo na ndihmon qe te ndihemi me te zgjuar. Duke imituar kualitetet e dritës natyrale qe nxisin keto qeliza receptor, shkencëtaret kane perdor drita blue per te mashtruar trupin qe te mendoje se ne menyre natyrale eshte zgjuar. Keto drita blue mund ti ndihmojnë ata qe zgjohen heret te ndihen me te zgjuar. Por per ata te cilet mundohen te bjen gjume gjat oreve te dites, perder te erreta ndihmojne per ta terruar vendin qe te mendoje trupi se është nate.      

7. Ha Per Te Fjetur

A e ke ditur se disa lloje te ushqimeve ndikojnë ne at se si flini? Ushqimet e pasura me karbohidrate nxisin nje reagim zinxhir qe te bën te përgjumur. Kur karbohidratet treten ne stomak, ato nxisin lirimin e insuline e cila ne anen tjeter ndihmon kimikalin tryptofan te futet ne tru. Aty, ky kimikal kthehet ne serotonin dhe serotonina te ben te pergjumur. Kurse te ushqyerit me ushqime te pasura me proteina ka efektin e kundërt. Proteina zbërthehen ne amino acide qe zvogëlon sasin e triptofanit qe futet ne tru. Kështu pra kemi prodhim me te vogël te serotonines qe nxit gjumin. Si rezultat e kasaj ndihemi me te zgjuar. Nje drek e pasur me proteina ndihmon qe mos te ju ze gjumi pasdite kurse nje dark e pasur me karbohidrate ndihmon qe te ju nxë gjumi ne mbrëmje.  

8. Relaksim

Nje mënyre e thjesht dhe shume efektive per ta nxen gjumin eshte qe ne menyre te vazhdueshme te shtrëngojmë dhe me pas relaksojme muskujt pak para se te shkojmë per te fjetur. Duke filluar me kembet, shtrengoj te gjith muskujt ne njeren këmbë per disa sekonda, pastaj çliro dhe relakso muskujt. Përserit këtë shtrëngim (tendosje) dhe relaksim per pjesët tjera te trupit. I gjithë ushtrimi duhet te zgjas rreth 15 minutave dhe ne fund duhet te te bej te ndihesh me i/e relkasuar dhe i gatshëm per te fjetur.  

9. Ilaçet Bimore

Bimët si livanda dhe ekstraktet bimore si rrenja e sanëz (agnushe) jane dy nga nxitësit natyral te gjumit. Sanëza mund te blihet dhe konsumohet si tretësire kurse livanda mund te përdoret si çaj, edhe pse studimet tregojnë se është aroma e livandës qe ndihmon njerëzit ti ze gjumi. Qe te dyja shpesh gjenden ne barnatore mire te furnizuara.