SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Gjumi i mirë i natës i mban qelizat burimore të reja

Në kushte normale, shumë nga llojet e ndryshme të qelizave burimore të të rriturve në indet e veçanta, duke përfshirë qelizat burimore hematopoietike, ekzistojnë në një gjendje pasive ku rrallë ndahen dhe kanë kërkesa shumë të ulëta të energjisë.

“Teoria jonë ishte që kjo gjendje pasive i mbron qelizat burimore hematopoietike nga dëmtimi i ADN-së dhe kështu mbron nga plakja e parakohshme”, thotë dr. Michael Milsom, udhëheqës i studimit.

Megjithatë, në kushte të stresit, si gjatë humbjes kronike të gjakut apo infeksioneve, qelizat burimore hematopoietike futen në një gjendje të ndarjes së shpejtë të qelizave në mënyrë që të prodhojnë qeliza të reja të gjakut dhe t’i riparojnë indet e dëmtuara.

“Është si të detyroheni të dilni nga shtrati në mes të natës dhe pastaj të futeni në një makinë sportive dhe t’ju kërkohet ta ngisni sa më shpejt që të mundeni rreth një qarku garash derisa jeni ende gjysmë në gjumë”, shpjegon Milsom. “Qelizat burimore kalojnë nga një gjendje e pushimit apo qetësisë në aktivitet shumë të lartë brenda një harku të shkurtër kohor, duke kërkuar prej tyre që ta rrisin shpejt normën e tyre metabolike, ta sintetizojnë ADN-në e re dhe ta koordinojnë ndarjen e qelizave. Nevoja e papritur për t’i ekzekutuar njëkohësisht këto funksione të komplikuara në mënyrë dramatike i rrit gjasat që diçka do të shkojë keq”.

Eksperimentet e përshkruara në studim tregojnë se kërkesat e rritura të energjisë nga ana e qelizave burimore gjatë stresit rezultojnë në prodhimin e metaboliteve të ngritura reaktive të cilat mund ta dëmtojnë drejtpërdrejt ADN-në. Nëse kjo ndodh në të njëjtën kohë që qeliza është duke u përpjekur ta replikojë ADN-në e saj, atëherë kjo mund ta shkaktojë ose vdekjen e qelizave burimore, ose potencialisht nxitjen e mutacioneve që mund të shkaktojnë kancerin.

Qelizat burimore normale mund ta riparojnë shumicën e këtij dëmi të ADN-së të shkaktuar nga stresi, por sa më shumë që i ekspozoheni stresit, aq më shumë ka të ngjarë që një qelizë e caktuar burimore do ta riparojë në mënyrë joefikase dëmin dhe pastaj të vdesë ose të pësojë mutacion dhe të veprojë si një farë në zhvillimin e leukemisë.

Pacientët me aneminë Fanconi vuajnë nga kolapsi i sistemit të tyre të gjakut dhe kanë rrezik jashtëzakonisht të lartë të zhvillimit të kancerit

"Lidhja e re ndërmjet stresit fiziologjik, mutacioneve në qelizat burimore dhe plakjes është shumë emocionuese", thotë Trumpp, bashkautor i studimit, përcjell Koha.net. "Duke e kuptuar mekanizmin nëpërmjet të të cilit qelizat burimore plaken, ne mund të fillojmë të mendojmë për strategjitë për ta parandaluar apo të paktën për ta reduktuar rrezikun e qelizave të dëmtuara burimore të cilat janë shkak i plakjes dhe farë e kancerit."