SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Luksi është gjithmonë rehati

Coco Chanel dikur thoshte se luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks. Ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. Derisa flisni për dyshekët dhe një gjumë i mirë i natës mund të tingëlloj “muhabet” i tepruar për ju, mendoni se si do të ishte jeta juaj, nëse do të kishit ditur më herët se një gjumë i mirë natën mund të blihet në të vërtetë. Njerëzit shpesh janë zgjuar në mëngjes të shqetësuar, të përgjumur, me dhimbje të vazhdueshme - për një kohë të gjatë para se t’a lidhnin atë me dyshekun. Kështu që, nuk guxoni kurrë të bëni kompromis me rehatinë, kur e dini tashmë çmimin e ëndrrave tuaja. Mbani mend - një gjumë i natës së mirë është një luks i ri.

Çfarë i dallon dyshekët premium nga ata të zakonshëm?

Përkufizimi i dyshekut premium është subjektiv. Por ka disa gjëra të cilat duhet t’i marrim parasysh kur blejmë dyshek luksoz. Ekzistojnë shumë faktorë që i bëjnë dyshekët luksoz të jenë mbi dyshekët e tjerë: komoditeti, rehatia dhe ekskluziviteti. Pavarësisht nëse e pranoni apo jo, ekskluziviteti ka një sens të veçantë kur zotëroni një dyshek luksoz premium. Për dallim nga një çantë e shtrenjtë që mund të tregoni, këta lloj dyshekësh janë diçka që do t’i shijoni vetë ose me të dashurit tuaj.

Materialet më të mira që mund t’i gjeni

Pavarësisht tipareve të ndryshme që një dyshek luksoz mund të ketë, ajo që ka më shumë rëndësi është ndërtimi i tij. Gjërat më të rëndësishme për të cilësuar në një dyshek janë:  përbërja e tij dhe se a i transferon lëvizjet e trupit tuaj. Pavarësisht se sa shtresa janë në ndërtim, secila prej tyre është bërë me materiale të shkëlqyera/cilësore dhe vëmendje ndaj detajeve. Çdo shtresë, veçanërisht ato në krye të dyshekut, duhet të jenë mjaft të trasha për të akomoduar peshën e trupit tuaj. Me sustat sfungjerike dhe teknologjinë Octaspring® ne arritëm të kombinojmë më të mirën e të dy teknologjive për të krijuar dyshekët luksozë Air +

Mbështetje dhe rehati në dyshekun luksoz

Mbështetja në dyshek është thelbësore për të parandaluar zgjimin në mëngjes pa lodhje dhe dhimbje. Në mënyrë të veçantë, kjo do të thotë se dyshek mund të ndihmojë në mbajtjen e shtyllës kurrizore dhe qafës në pozicionin e duhur. Për ta arritur këtë, një dyshek duhet të akomodojë trupin në mënyrë proporcionale dhe në përputhje me nevojat e secilës pjesë të trupit. Por kur flasim për rehati të dyshekut, ne po flasim për qëndrueshmëri. Qëndrueshmëria është faktori më i rëndësishëm që ndikon në atë se sa shumë do të kënaqeni duke u shtrirë në dyshek të rehatshëm. Linja Air + i ka të gjitha. E prodhuar nga teknologjia e patentuar Octaspring® me cilësi të lartë është cilësuar nga ekspertët si ideal epër dyshekët ergonomikë për të siguruar personalizimin e mbështetjes për lëvizjen natyrale të trupit me më pak presion dhe rehati të shtuar.

Dyshekët luksoz kanë shtresa të shumta

Dyshekët luksoz zakonisht përbëhen nga disa shtresa, secila kontribuon në sasinë e rehatisë që dysheku mund të siguroj. Linja e dyshekëve Air + është e përbërë nga një numër shtresash, secila me një qëllim specifik, kjo është arsyeja pse ju siguron rehati dhe mbështetje të përsosur. Ky ndërtim i bërë nga susta sfungjerike dhe susta Octaspring, mund të gjenden vetëm në dyshekët e rinj dhe ekskluzivë të linjës Air +, dyshekët më të mirë Dormeo. Dyshekët Air + ju japin rehati të shkëlqyeshme, mbështetje ergonomike, lartësi premium dhe qëndrueshmëri maksimale. Dyshekët e linjës Air + janë krijuar për të ju ofruar më të mirën.

Vite rehatie të garantuara

Një dyshek luksoz është një investim, dhe një pjesë e kthimit të këtij investimi është se ai do të zgjasë dhe do të vazhdoj të siguroj gjumë cilësor për vitet në vazhdim. Derisa askush nuk mund ta predikoj të ardhmen, ne ende synojmë t'ju sigurojmë 15 vjet garancion për një gjumë të mirë natën për vitet në vazhdim.

Luksi i vërtetë gjithmonë ka përfitime bonus

Disa dyshek luksoz mund të vijnë me përfitime të tjera të shtuara që mund të shtojnë vlerë të konsiderueshme për ju. Përfitimi ynë BONUS në linjën Air + është ndërgjegjësimi për mjedisin, që do të thotë se të gjitha materialet janë të prodhuara në industri që ndihmojnë mbrojtjen e mjedisit.

Ne kujdesemi për gjumin tuaj

Nëse keni ndonjë problem me dyshekun, është e rëndësishme të dini se ne do të qëndrojmë pranë jush, t'ju ndihmojmë dhe më e rëndësishmja t'ju garantojmë për blerjen tuaj.