SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Mos Bli Dyshek pa Mësuar Këto 3 Karakteristika!

A ke menduar ndonjëherë pse disa njerëz flenë rehat, ndërsa ti zgjohesh me dhimbje shpine dhe pa gjumë? Nuk është rastësi! Shumë shpesh, problemi nuk është as te jastëku, as te mënyra si fle – por thjesht ke zgjedhur dyshekun e gabuar! Mos bëj të njëjtin gabim! Para se të blesh një dyshek, sigurohu që ai i plotëson këto 3 karakteristika të domosdoshme.

1. Mbështetja e Trupit – A i përshtatet trupit tënd?

Jo të gjithë dyshekët janë njësoj, dhe jo çdo dyshek është i mirë për ty. Nëse fle në një dyshek që është shumë i butë ose shumë i fortë, atëherë shtylla jote kurrizore nuk do të jetë në pozicionin e duhur. Dhe çka ndodh? Dhimbje shpine, lodhje dhe një gjumë i keq!

Nëse peshon më shumë, ke nevojë për një dyshek që ofron mbështetje të mirë dhe nuk fundoset shpejt.

Nëse peshon më pak, një dyshek shumë i fortë mund të të shkaktojë presion në shpatulla.

Nëse ke probleme me shpinën, zgjidh një dyshek që e mban shtyllën kurrizore të drejtë kur shtrihesh.

Si ta kuptosh a është i duhuri?

Shtrihu mbi të – nëse ndjen sikur të ‘përqafon’ pa të fundosur, atëherë është një dyshek i mirë!

2. Materiali – A është i rehatshëm dhe i qëndrueshëm?

Mos lejo reklamat t’ju mashtrojnë! Dyshekët bëhen me materiale të ndryshme dhe secili ka të mirat e veta.

  • Dyshekët e butë – Kënaqësi për t’u shtrirë, por mund të humbin formën shpejt.
  • Dyshekët e fortë – Të mirë për mbështetje, por jo gjithmonë rehat.
  • Dyshekët hibrid – Kombinimi ideal për ata që duan rehati dhe qëndrueshmëri.

Çka duhet të dish? Një dyshek i lirë do të prishet shpejt dhe pas disa muajsh do të të duhet ta ndërronësh përsëri. Zgjedh një dyshek me cilësi të mirë që të zgjasë me vite!

3. Jetëgjatësia – A do të të zgjasë sa duhet?

Askush nuk do të blejë një dyshek të ri çdo vit. Por nëse zgjedh një të lirë e pa cilësi, përgatitu për t’u mërzitur shumë shpejt!

  • Dyshekët me cilësi të mirë zgjasin të paktën 7-10 vjet.
  • Nëse fillon të fundoset pas 1-2 vitesh, e ke humbur investimin!
  • Gjithmonë kontrollo garancionin – një dyshek i mirë duhet të vijë me të paktën 5 vjet garancion.