“Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është për trupat e tyre të fjeturit mirë.
Gjatë gjumit, trupi ripërtërihet. Pa gjumë të mirë dhe cilësor, mund të vihet në rrezik shëndeti.
Gjumi i keq mund të sjellë shumë probleme shëndetësore, pasi një gjumë jo i mirë do të afektojë jo vetëm trupin, por edhe mendjen”.
“Ka shumë shkaqe për gjumë të trazuar – dhomë gjumi shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë, sete gjumi (dyshek-jorgan-jastëk-çarçaf) të papërshtatshëm,
drita e fortë, zhurma makine, afshe të nxehtë të menopauzës, kafe ekspres para gjumit,
fëmija i sapolindur që të zgjon disa herë natën, fqinjë të pandjeshëm, etj”,
Nëse nuk flihet, apo nuk bëhet një gjumë cilësor kjo mund të çojë…
Në dobësim të sistemit imunitar
Në funksionim jo të rregullt të sistemit nervor
Ulje të nivelit të hormoneve
Ulje të humorit
Ulje të përqendrimit
Harrsa (do ishe shumë e pakëndshme të harroni përvjetorin e martesës)
Prindërit janë më së shumti të afektuar nga gjumi i parehatshëm