SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Pse na merr gjumi kur nuk duam të flemë?

Ndodh që në ligjërata, ndonjë student të bie në gjumë për gjithë orën e ligjëratës. A ndodh kjo për shkak se ligjërata mund të jetë e mërzitshme apo ka diçka më shumë?

Ne mund të ndjejmë nevojë për gjumë gjatë ditës për shumë arsye, duke përfshirë ngrënien e një ushqimi të rëndë, dehidratimin dhe kushtet e tjera shëndetësore.

Sa më shumë që të rrimë zgjuar, aq më shumë do të kemi dëshirë për të fjetur (duke e bërë më të lehtë për të rënë në gjumë) dhe aq më tepër do të ndjehemi gjumashë, transmeton Gazeta Express.

Dhe siç e dimë, sapo të fillojë të na marrë gjumi, kemi vetëm pak kohë derisa të biem në gjumë të thellë.

Faktor tjetër pse na merr gjumi në momente të padëshiruara, kur ndoshta jemi duke kryer punë të mëdha, është edhe përfshirja në detyra që kanë të bëjnë më shumë me procesin e të menduarit, si shkuarja në ligjërata për shembull.