SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t’ju mbushë me energji

Vetëdija për trupin tënd, organet dhe gjymtyrët, zgjojnë valë të energjisë shëruese. Rituali të cilin e rekomandon mësuesi shpirtëror Eckhart Tolle, zgjat vetëm disa minuta!   Rituali i shërimit të vetëdijes të cilin e përshkruan mësuesi shpirtëror, Eckhart Tolle, praktikohet në mëngjes menjëherë pas zgjimit dhe në mbrëmje, para gjumi, ndërkaq do t’ju mbushë vetëdijen dhe trupin me energji dhe do t’i shërojë bllokadat energjike. Praktikohet shumë thjeshtë, më së miri në errësirë apo në lokal me dritë të dobët.   Shtrijuni në shpinë, me trup të relaksuar, lini që shputat lehtë të bien në anën e majtë dhe të djathtë. Shuplakat ktheni në drejtim të tavanit, ndani pak duart nga trupi.   , Image: 4845767, License: Royalty-free, Restrictions: , Model Release: yes, Credit line: Profimedia, Glow Images RF   Zgjidhni pjesë pas pjese të trupit në të cilën do të orientoni kujdesin tuaj: filloni nga koka, nëpërmjet koshit të kraharorit, supeve, stomakut dhe përfundoni me duar dhe këmbë. Ndieni energjinë në ato pjesë të trupit sa më intensivisht që mundeni. Përqendrojeni vëmendjen në secilën pjesë rreth 15 sekondash. Përsëriteni ritualin disa herë, tani nga shputat në drejtim të kokës, dhe me procedurën e kundërt. Ritualin përfundoni me vetëdijen mbi tërësinë e trupit tuaj, si fushë e veçantë energjike. Mbajeni atë ndjenjë disa minuta. Ndiqni ndjenjën e vetëdijes, të pranishme në çdo qelisë të trupit. Mos u brengosni nëse mendja herë pas here ju bredh herë andej herë këndej dhe humbni përqendrimin e vëmendjes. Vetëm ndieni çastin kur mendimet ju bredhin dhe kthejeni vetëdijen në trup.