SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Ushtrojeni trurin që t’ju merr gjumi për një minut

Fatmirësisht, është dëshmuar që një metodë është shumë efektive për shërimin e pagjumësisë, e ndryshe njihet edhe si teknika e frymëmarrjes “4-7-8”. Kjo metodë bëhet duke marrë frymë thellë përmes hundës deri në katër sekonda. Pasi të merrni frymë për katër sekonda, mbajeni frymën shtatë sekonda dhe pastaj lëshojeni atë për tetë sekonda. Këtë cikël e përsëritni derisa t’ju merr gjumi.  

Pse ka efekt kjo metodë?  

Stresi dhe shqetësimi kanë ndikim të madh në atë se si funksionon trupi jonë, bëjnë të ditur disa studime. P.sh., njerëzit që janë të shqetësuar dhe stresuar, marrin frymë më shpejtë, kur në fakt duhet të marrin frymë ngadalë dhe thellë për tu ndjerë të relaksuar. Kjo është arsyeja se përse metoda “4-7-8” është shumë e mirë, pasi që për katër sekonda po e shtynë vetën të marrësh më shumë oksigjen. Duke e mbajtur frymën për shtatë sekonda, po e lejon oksigjenin të shpërndahet në tërë qarkullimin tuaj të gjakut, dhe në fund, duke e lëshuar frymën për tetë sekonda, jeni duke e larguar dyoksidin e karbonit nga mushkëritë tuaja