SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Zgjedhja e dyshekut të duhur për pozitën tuaj të gjumit

Zgjedhja e dyshekut të duhur për pozitën tuaj të gjumit

Ne mund të dallojnë 3 lloje kryesore të pozicionit të gjumit, dhe mënyra jonë e fjetes përcakton se sa i forte duhet të jetë dysheku jonë. Këto tre pozicione gjumi janë: pozicioni i shtrirë në shpinë, pozicioni i shtrirë në bark dhe porzicioni i shtrirë në krah. Pozicioni juaj i zakonshëm i fjetjes gjumi luan një rol të rëndësishëm kur ju duhet të bëni zgjedhjen e dyshekut tuaj.

Ne jemi të ndryshëm në shumë mënyra, dallojmë edhe nga pozicioni jone i preferuar i fjetjes

Çdo person fle në mënyren unike të tij / saj dhe nuk ka një shkallë të veçantë për paracaktuar fortësinë ideale të dyshekëve.  Megjithatë, është një njohuri e përgjithshme që ndihmon për të gjetur dyshekun me fortësi të duhur i cili është i përshtatshëm për ju dhe partnerin tuaj.

Pozicioni i shtrirë në shpinë apo në krahë i fjetjes

Ata që preferojnë të flenë në kurrizin e tyre janë ata që flenë në pozicionin e shtrirë në shpinë. Ky pozicion ka nevojë për një lloj tjetër të mbështetjes së trupit sesa pozicioni i shtrirë në krahë i gjumit.  Në pozicionin të shtrirë në krahë të gjumit trupi ka më pak kontakt me sipërfaqen e shtratit  ndërsa koka –krahasuar me pozitën tjetër- qëndron me lartë.

Ata që flenë në pozicionin shtrirë në bark

Njerëzit që flenë të shtrirë në bark janë të paktë.  Qëndrimi i tyre është i ngjashëm me atë në pozicionin e shtrirë në shpinë pasi edhe këta persona shtrihen në krevat, gjithashtu dhe koka e tyre është afër sipërfaqes se mbështjetes. I vetmi ndryshim është se ata shpesh mbështesin kokën anash ose në krahët e tyre.

A nuk e dini pozicionin tuaj të zakonshëm të gjumit?

Nëse jeni të pasigurt në lidhje me kategorinë që ju i takoni, ka dy mënyra për të gjetur atë. Të dyja janë shumë të thjeshta. Nëse ju flini vetëm filloni të bëni një shënim të rregullt në pozitën e trupit që ju gjeni veten kur zgjoheni. Ju mund të poziciononi trupin tuaj në cilëndo mënyrë në ato 20 minuta përafërsisht deri sat ë ju zejë gjumi, por pozicioni në të cilën ju  zgjoheni tregon se si ju jeni shtrirë më së shumti gjatë natës. Ai është pozicioni apo qëndrimi juaj dominant i gjumi.

Pyetni partnerin tuaj

Nëse ju nuk flini vetëm pyesni partnerin tuaj për të vëzhguar mënyrën tuaj të gjumit. Ai / ajo me siguri për pozicionin e gjumit që keni marrë gjatë netëve.

Domethënija e Artë: Dysheku me fortësi mesatare

Në përputhje me mendimin e tanishëm mjekësor, dysheku me fortësi mesatare, është më i miri për shëndetin tonë. Megjithatë, pozicioni juaj i preferuar i gjumit mund të ketë një rol, kur ju vendosni nëse dëshironi apo jo ta ndjekni thënien e artë të dyshekut me fortësi mesatare.

Dyshek më i fortë për pozicionin e shtrirë në shpinë

Ata që flenë në shpinë janë të këshilluar që të zgjedhin  nga disa lloje të dyshekëve të fortë. Pasi e gjithë pjesa e pasme e trupit është e shpërndarë në dyshek, pesha e trupit është e shpërndarë në mënyrë më të barabartë se sa në pozicionin në krahë.

Pse nuk është e rekomanduar të flini në një dyshek shumë të butë?

Nëse dysheku është shumë i butë pjesët më të rënda të trupit do zhyten thellë në dyshek dhe kjo mund të tendos shpinën. Dysheku duhet të jetë, pra, fleksibil, që të mos lejojë trupin të zhytet, në mënyrë që shpina të mund të mbajë harkun e saj natyror.

Dyshek më i butë për pozicionin e shtrirë në krahë

Njerëzit që flenë në krah kanë nevojë për një dyshek disi më të butë. Pesha e trupit është përqëndruar në një sipërfaqe më të vogël dhe  pjesa më e madhe e peshës qëndron mbi supet. Fleksibiliteti i dyshekut duhet të jetë më i madh në mënyrë që trupi mund të zhytet më thellë në dyshek.

Është e rëndësishme mbështetja e kokës

Distanca në mes kokës dhe dyshekut është e madhe. Prandaj në qoftë se ju nuk keni një jastëk më të lartë, është e rëndësishme që ju të mund të zhyteni pak më thellë në dyshek në mënyrë që të shmangeni mbajtjen e kokës  në një pozitë të panatyrshme. 

Dyshek më i fortë për pozicionin e shtrirë në bark

Ata që preferojnë të flenë në bark kanë nevojë për një dyshek më të fortë, sepse siç është rasti në pozicionin e shtrirë në shpinë, pesha e tyre e trupit është e shpërndarë në të gjithë dyshekun. Në këtë pozicion supet nuk zhyten thellë në dyshek, por në qoftë se dysheku është shumë i butë, ai nuk mund të japë mbështetjen e duhur në legen.

Cilin dyshek duhet të zgjedhni nëse ju keni dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës?

Gjumi i mirë është i paçmueshëm. Ai përcakton jetën tonë të përditshme, mirëqenien tonë si dhe shëndetin tonë afat gjatë. Një sipërfaqe e papërshtatshme e gjumi mund të çojë në dhimbje kurrizore, të pjesës së poshtme të shpinës. Këshillat tona praktike mund të ju ndihmojnë të zgjedhni dyshekun e duhur në mënyrë që të tejkalohen problemet ekzistuese dhe për të parandalohen problemet e reja që mund të shfaqen.

Është shumë e thjeshtë të zgjedhni një dyshek. Pasi ju jeni i vetmi që e njihni veten më së miri, ju jeni krejtësisht të njohur me kufijtë dhe nevojat tuaja , dhe ju e dini se çfarë ju përshtatet më së miri. Këtu janë disa këshilla me vlerë për t'u marrë parasysh:

Mbështetja e përkryer

Zgjidhni një dyshek që lejon shpinën tuaj të pushojë në një pozitë natyrale. Nëse dysheku është shumë i fortë, shpina dhe muskujt qëndrojnë të tensionuar gjatë gjithë natës, ndërsa në një sipërfaqe shumë të butë gjumi shpina zhytet thellë në dyshek ashtu si në një shtrat që varet. Të dyja rastet mund të çojnë në pasoja të dhimbshme që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj. Një dyshek i mirë mbështet shpinën, e mban atë në një pozitë të natyrshme, dhe lejon muskujt të relaksohen plotësisht.

Një dyshek i duhur shpërndanë peshën e trupit tuaj në mënyrë të barabartë kur shtriheni në shtrat. Një dyshek shumë i fortë mbështet trupin vetëm pjesërisht, dmth vetëm në disa vende. Megjithatë, nëse dysheku është shumë i butë nuk do të japë një mbështetje të duhur ose nuk do të mbështesë trupin në vendet e duhura.

Pozicion i shtrirë në shpinë, në bark apo në krahë?

Pozicioni i gjumit përcakton se cilat pjesë të trupit do të jenë në kontakt me dyshekun dhe cili prej tyre do të ushtrojë më së shumti presion mbi të. Nëse gjatë kohës më të madhe të natës flini në pozicionin e shtrirë në shpinë, pesha e trupit tuaj është e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe në një sipërfaqe më të madhe, pra, një dyshek të fortë është zgjedhja e duhur për ju. Shpina ka nevojë për më shumë mbështetje për të mbajtur pozitën e saj të duhur dhe natyrale.

Nëse ju preferoni të flini në pozicionin të shtrirë në krah, presioni më i madh ushtrohet mbi shpatullat tuaja dhe ije. Në këtë rast, një dyshek shumë i fortë do të bëjë më tepër dëm për ju pasi mund të pengojë qarkullimin në pikat më të mëdha të presionit. Pasojë e saj mund të jetë që ju të zgjoheni dhe të ndjeni nevojën për të kthyer në anën tjetër. Një dyshek i përshtatshëm është pak i butë, por është i aftë për të siguruar një mbështetje që përshtatet me format e trupit tuaj.

Nëse ju zakonisht flini në pozicionin e shtrirë në bark, ju duhet të zgjidhni një dyshek që shpërndan peshën e trupin tuaj mirë dhe lehtë i përshtatet formës së trupit tuaj. Kombinimi më i mirë është një dyshek me një bërthamë të fortë por i mbuluar nga një shtresë të butë, sepse përderisa pjesa e fortë mbështet shpinën dhe nuk e le të zhytet, shtresa e lartë  e butë ofron rehati më të madhe për nyjet dhe muskujt.

Çka është më e rëndësishme?

Shpërndarja e peshës! Kur ju jeni të shtrirë në krevat, pesha e trupit tuaj duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e dyshekut.

Mbështetja duhet të ndihet kryesisht nën legen, qafë dhe supe.

Në shumicën e dyshekëve pesha e trupit përqendrohet në një pikë, psh nën mollaqe. Sigurohuni që ju të zgjidhni dyshekun që ju ofron mbështetjen e duhur për të gjithë trupin tuaj dhe lejon shpinë tuaj për të qëndrojë në pozicion të duhur gjatë gjumit.

 

Shikoni zgjedhjen tonë të dyshekëve këtu >>>