SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

100 100 1
SKU: 99-1000177824
Photo
Video
-33%

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati. Zgjedhni bufin me emocionin apo ngjyrën që ju pëlqen më së shumti dhe shijojeni.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Çmimi i rregullt: Nga 29,90 € Nga


Çmimi special: Nga 19,95 € Nga

Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 është një dhuratë simpatike për këdo - fëmijë apo i rritur - që nuk ka frikë t’i përqafojë ndjenjat dhe t’i ndajë me të tjerët. :) Bufi mund të përdoret si një lodër e butë, jastëk i rehatshëm dhe batanije e ngrohtë. Ky set është gjithçka që ju duhet kur vjen puna për lojë ose për një sy gjumë plot rehati. Zgjedhni bufin me emocionin apo ngjyrën që ju pëlqen më së shumti dhe shijojeni.

Më shumë
Përshkrimi

Nga një buf për çdo disponim

Një buf i mençur e di se të kuptuarit e emocioneve është themeli për një marrëdhënie të mirëqenë me veten dhe të tjerët. Andaj, edhe bufi Hoo-Hoo është në dispozicion në disa dizajne, që shprehin emocione të ndryshme - për çdo disponim. Hoo-Hoo është lodër, jastëk dhe batanije - i gatshëm për t’ju ofruar rehati dhe argëtim kudo.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1 Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Një produkt - tri funksione praktike

Ky seti ka 3 funksione, dhe kjo e bën bufin Hoo-Hoo një dhuratë ose shoqësrues ideal për udhëtime. Bufi është:

  • Një lodër e butë, e këndshme dhe argëtuese.
  • Një jastëk për t’ju ofruar një sy gjumë kudo ose rehati shtesë në veturë, piknik apo diku tjetër.
  • Një batanije e butë dhe e ngrohtë. E përsosur për t’u përdorur për një sy gjumë, apo kudo që ju duhet pak rehati e ngrohtësi shtesë.

Batanija ka dimensione 130 x 180cm dhe secili buf ka lartësi 26cm. Si batanija, ashtu edhe bufët mund të lahen në rrobalarëse, andaj mund t’i mbani të pastër e të freksët për vite me radhë.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Argëtim & mësim për fëmijët

Teksa fëmijët mësojnë më shumë gjëra rreth botës, ata kanë nevojë edhe t’i kuptojnë emocionet dhe se si të përballen me to. Andaj, bufi Hoo-Hoo ju mundëson atyre ta eksplorojnë botën e ndjenjave në një mënyrë argëtuese dhe kreative. Me bufin Hoo-Hoo, fëmijët do të kenë çdo herë një lodër argëtuese dhe një mik për përqafime të ngrohta.

  • Dormeo Emotion Owl

    SHOO-SHOO

    Shoo-Shoo është një buf shumë i guximshëm, edhe pse duket i frikësuar. Do të jetë një shoqërues simpatik për fëmijët tuaj, sidomos kur bëhet fjalë për frikërat apo ëndrrat e këqija gjatë natës. Mbajeni në krahë bufin Shoo-Shoo gjatë natës, dhe nëse keni përjetuar ndonjë makth, ai me një »shoo« do t’i largojë ëndrrat e këqija.

    Shoo-Shoo do t’ju mbrojë dhe do t’ju mbajë të sigurtë.

  • Dormeo Emotion Owl

    YUU-HUU

    Yuu-Huu është një buf i lumtur. E sheh të mirën në çdo gjë dhe pozitiviteti i tij do të përcillet edhe te ju! Yuu-Huu do t’ua rikujtojë t’i shihni të mirat përreth jush... a ishte sot një ditë me diell? Yuu-Huu! A morët ndonjë vlerësim në kopsht? Yuu-Huu! A keni buzëqeshur së paku pesë herë sot? Yuu-Huu, shumë mirë për ju!

    Bufi Yuu-Huu do t’ju ndihmojë t’i mbyllni sytë dhe ta shihni se bota është e mbushur me plot gjëra të mira që ju lumturojnë!

  • Dormeo Emotion Owl

    LOONY-COO

    Loony-Coo, si një buf lozonjar, është gjithmonë i gatshëm për argëtim dhe për të na rikujtuar se pavarësisht moshës, gjithmonë gjendet një fëmijë brenda nesh. Loony-Coo do t’ju frymëzojë për ëndrra argëtuese gjatë natës, në mënyrë që të zgjoheni të buzëqeshur në mëngjes!

    Loony-Coo do t’ua rikujtojë se gjithmonë duhet ta ruani brenda vetes një shkëndijë fëmijërore dhe se jeta është më interesante me pakëz çmenduri Loony-Coo! :)

  • Dormeo Emotion Owl

    BLU-BLU

    Bufi Blu-Blu, i njohur si bufi gjumash, na mëson se ndonjëherë mund të jemi të pikëlluar dhe kjo është normale. Folni me bufin Blu-Blu nëse diçka ju ka pikëlluar gjatë ditës - shoku juaj i mençur e di se sa shumë ju nidhmon ta nxirrni jashtë pikëllimin. Pastaj, do t’ju ofrojë një përqafim të butë, duke ua bërë me dije se momentet pikëlluese gjithsesi do të kalojnë.

  • Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

    LOVE-YOU

    Bufi Love-You e di se nuk ka ndjenjë më të mirë se ndjenja e dashurisë dhe askush nuk mjaftohet me të. Po ashtu, do t'ju mësojë se është e rëndësishme të marrësh dhe të dhurosh dashuri, duke ju inkurajuar ta mësoni mirësjelljen & empatinë.

    Love-You do të sigurohet që gjithmonë të rrethoheni nga dashuria.

  • Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

    GRU-GRU

    Gru-Gru ju mëson se është në rregull të jeni të zemëruar ndonjëherë. Ju nuk duhet t'i ndrydhni emocionet tuaja. Pra, herën tjetër kur të ndiheni të zemëruar, tregoni bufit Gru-Gru. Mbajeni në krah dhe lëshojeni një "grrrrr" derisa të ndiheni më mirë.

    Gru-Gru ju ndihmon ta çlironi zemërimin në një mënyrë më të shëndetshme.

Dobitë e shumta të shëndetit emocional

Hulumtimet tregojnë se shëndeti emocional mund të ju ndihmojë ta jetoni një jetë më të lumtur dhe më të përmbushur. Njerëzit të cilët i kontrollojnë më mirë emocionet e veta dhe përballen më mirë me emocionet e të tjerëve:

  • Janë më të lumtur, më të qëndrueshëm në marrëdhënie.
  • Kanë më shumë vetëbesim dhe ndjenja pozitive rreth vetes dhe botës.
  • Arrijnë rezultate më të suksesshme në shkollë dhe punë.
  • Kanë më pak probleme rreth sjelljes.
  • Janë më të përqendruar.
Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

Efektet e ngjyrave te fëmijët

Ngjyrat ndikojnë në funksionet trupore, mendje dhe emocione me energjinë që e prodhojnë përmes dritës. Studimet kanë treguar për dobitë e ngjyrave në zhvillimin e trurit, kreativitetit, produktivitetit dhe të mësuarit. Efektet e ngjyrave mund të jenë të ndryshme: shkaktojnë entuziazëm, përçojnë qetësi, frymëzim, e rrisin ankthin apo tensionin, ose përçojnë paqe. Këto efekte mund të vrojtohen më së miri te fëmijët, sepse lidhjet në trurin e një fëmijët nuk kompletohen deri në moshën 5-6 vjeçare.

Lexoni se çka përfaqësojnë dhe çfarë efekte përçojnë ngjyrat e bufëve Dormeo.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

E VERDHA është ngjyra që shpreh më së shumti gëzim. Përfaqëson mençuri dhe mirësi, rrezaton ngrohtësi, lumturi, entuziazëm, agërtim dhe frymëzim. E verdha është relativisht një ngjyrë e çelët, prandaj edhe ka një efekt rifreskues.

Po ashtu, ndikon dhe në kujtesën, motivimin dhe vëmendjen e tyre, prandaj është e përshtatshme për ta përdorur në dhomën e tyre. Sidoqoftë, nëse përdoret tepër shumë, mund të shkaktojë tension dhe zemërim.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

ROZA fizikisht mund të na ndikojë në një mënyrë pozitive. është ngjyrë relaksuese dhe e ngrohtë, me një efekt të thellë qetësues. Nga ana psikologjike, është një ngjyrë e fortë. Përfaqëson vazhdimësinë e qenieve të gjalla si dhe feminitetin.

Megjithatë, mundohuni të mos e përdorni shumë ngjyrën rozë, sepse mund të jetë lodhëse dhe shtypëse. Nëse përdoret në dhomat e fëmijëve të ndrojtur dhe introvertë, mund të krijojë tërheqje. Sidoqoftë, në tone më të ulëta, përçon ngrohtësi dhe paqe.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

E KALTRA ka një natyrë të ftohtë dhe rehatuese, e cila mund të përdoret te fëmijët më aktivë, meqë ka efekt qetësues: zvogëlon temperaturën e trupit, shtypjen e gjakut dhe frekuencën e pulsit, si dhe ngjallë ndjenja kënaqësie, hapësire dhe rehatie.

Rekomandohet të përdoret në dhomat e fëmijëve, sidomos në çerdhe, sepse ngjyra e kaltër i ndihmon bebet të flejnë më lehtë dhe më qetë.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

HIRI e pastër është ngjyra e vetme që nuk ka veti psikologjike të drejtpërdrejta. Është një ngjyrë më e ftohtë, neutrale dhe e ekuilibruar, por pa ndonjë emocion të veçantë - kryesisht ngjyrë më zyrtare, konzervatore dhe e sofistikuar.

Si e tillë, është ngjyrë më solide dhe më e qëndrueshme, krijon një ndjesi qetësie, një lloj lehtësimi nga një botë kaotike apo e çrregullt. Është ngjyrë praktike dhe i qëndron kohës.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

E KUQJA është më dominuesja nga të gjitha ngjyrat dhe ka një efekt stimulues në aktivitetin vizual dhe funksionet e sistemit nervor autonom. E kuqja tërheqë shumë vëmendje dhe shtrembëron efektin e ngjyrave tjera.

Në muret e dhomës së fëmijëve nuk preferohet të përdorni ngjyrë të kuqe, sepse fëmijët mund të ndihen të tensinuar dhe agresivë në dhoma me ngjyrë të kuqe të theksuar.

Bufi ekspresiv Hoo-Hoo 3në1

VJOLCA VJOLLCA në forma të ndryshme simbolizon brishtësi, elegancë dhe pasuri, por ndonjëherë format mund të jenë edhe shqetësuese. Kjo ngjyrë stimulon pjesën e trurit e cila lidhet me kreativitetin. Në të njejtën kohë, ka një efekt qetësues.

Ngjyra vjollcë lehtësisht mund të përdoret në dhomat e parashkollorëve, po ashtu edhe në dhomat e adoleshentëve, për ta përmirësuar kreativitetin dhe aftësitë akademike të tyre. Duke marrë parasysh që kontribuon në qetësinë fizike dhe shpirtërore, mund të përdoret në dhomat e fëmijëve hiperaktivë.

Njihuni me Bufët e vegjël ekspresivë

Përveç setit 3në1, pjesë e koleksionit Hoo-Hoo, janë edhe bufët e vegjël (16cm) të cilët vinë në po të njejtat ngjyra dhe shprehin të njejtat emocione. Mund t’i merrni vete kudo dhe t’i keni afër për një përqafim të ngrohtë. A nuk janë të mrekullueshëm?

  • Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini

    Mini Blu-Blu & Loony-Coo së bashku në një luhatëse.

  • Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini

    Mini Yuu-Huu & Shoo-Shoo duke e eksploruar botën.

  • Bufi ekspresiv Hoo-Hoo mini

    Love-You & Gru-Gru duke mësuar truqe të reja.

Specifikat Teknike
Dimensionet Blanket: 130x180 cm; Owl: H - 33 cm, W - 27 cm
Linja Dormeo Trends
Material 100% polyester
Programi Dormeo dhoma ndejës

Vlerësimet e Konsumatorëve (1 Vlerësime)

5

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Vlora

www.dormeo-ks.com

Diqka që ka mungu në tregun tonë
Është e bukur