- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Kjo pajisje multifunksionale 2000W është gjithçka që ju duhet për të krijuar receta të shpejta dhe të shijshme. Nga skuqja e mishit dhe peshkut deri te përgatitja e perimeve, vezëve dhe mbajtja e të gjithave të ngrohta për ti shërbyer në tryezë. Ajo hapet dhe mbyllet lehtësisht për t’u përshtatur me nevojat e tua, ndërsa veshja jo-ngjitëse dhe pjesa që grumbullon vajin e tepërt e bën pastrimin një punë të thjeshtë. Me tension 220-240V dhe frekuencë 50-60Hz, kjo pajisje është gjithmonë gati për t’ju shërbyer.

Skarë? Pjatë për skuqje? Pajisje për pjekje? Pse të zgjedhësh mes tyre, kur mund t’i kesh të gjitha në një të vetme?
Skara All-in-One Master vjen me një dizajn të zgjuar që hapet dhe mbyllet sipas nevojës – dhe transformohet nga një skarë klasike horizontale në një grill me mbulim të dyanshëm. Pjek bukë të ngrohtë, përgatit panini krokant, ngroh petulla, skuq mish apo peshk – dhe po, madje edhe vezë e omëleta.
Krejt çka të duhet për të servirur një mëngjes të ngrohtë, një drekë të shpejtë apo një darkë të shijshme është vetëm kjo pajisje.

Temperatura rregullohet sipas preferencës – ti kontrollon çdo recetë.
Veshja jo-ngjitëse të kursen kohë. Asgjë nuk ngjitet, asgjë nuk digjet.
Pjesë për mbledhjen e vajit dhe yndyrës – për gatim të pastër dhe më të shëndetshëm.
Fuqi 2000W për nxehtësi të menjëhershme dhe rezultate të shpejta.
Pastrohet lehtë – thjesht fshije dhe është gati për përdorim të radhës.
Mekanizëm sigurie me mbyllje (safety lock) – qëndron e sigurt gjatë përdorimit.

Ajo që e bën Skarën Elektrike All-in-One Master vërtet të veçantë është fleksibiliteti i saj – mund të përdoret si një grill i mbyllur për pjekje të dyanshme ose si pjatë e hapur për skuqje klasike. Fuqia prej 2000W e bën të gatshme për përdorim në pak minuta, duke të kursyer kohë në ditët më të ngarkuara. Falë tepsisë së vajit, largon yndyrën e tepërt dhe ofron një mënyrë më të shëndetshme për të përgatitur ushqimin tënd të preferuar. Pastrimi është i menjëhershëm, pa njolla të djegura apo gjurmë vaji nëpër kuzhinë. Dhe ajo që të gjithë do ta vlerësojnë – është kompakte, nuk zë vend, por zëvendëson plotësisht tre pajisje të ndryshme në një të vetme.