SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2

Photo
Video

Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2
Nga 129,90 € Nga
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Kjo shtresë 7cm është kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë. 5cm fungjer cilësor Ecocell® dhe 2cm sfungjer i rehatshëm memory. Ofron përshtatje të shkëlqyer dhe lehtëson pikat e presionit. Kjo shtresë do ta shndërrojë çdo sipërfaqe gjumi në një oazë rehatie për gjumë. Është higjienike dhe e ajrosshme, falë trajtimit CleanEffect® në mbulesë.

Më shumë
Përshkrimi

Përjetoni mbështetjen dhe rehatinë e përsosur

Nëse po flini në një sipërfaqe të parehatshme dhe jo-mbështetëse, mund të zgjoheni me dhimbje në shpinë dhe qafë. Nëse po flini në divan, dyshek të vjetër, shumë të fortë ose të butë, transformojeni atë në një sipërfaqe të rehatshme gjumi – me shtresën Memosan Roll Up 5+2!

Memosan Roll Up 5+2 është shtresë 2në1: kombinon mbështetjen e duhur dhe rehatinë. Sfungjeri Ecocell® siguron mbështetjen e duhur të shtyllës kurrizore. Sfungjeri i ajrosshëm memory i përshtatet formës suaj trupore, duke ju siguruar më shumë rehati. Përdoret dhe mirëmbahet lehtë, si dhe është e pajisur me rripa.

Vrimat e veçanta në bërthamë krijojnë mbështetje të personalizuar për zonën e kokës, shpatullave, këmbëve dhe zonës së shputave. Kjo siguron që shtresa t’i përgjigjet më mirë zonave specifike të trupit dhe të ofrojë mbështetje optimale:

  • ZONA A - zona e kokës & qafës si dhe këmbëve, zonë me vrima special për mbështetje të duhur dhe rehati.
  • ZONA B - zona e ijeve për mbështetje të duhur dhe shpërndarjen e barabartë të peshës.
Memosan Ultimo Rollup Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2

Shikoni brenda shtresës

  • Kombinim i përsosur i mbështetjes dhe rehatisë
  • Bërthamë 5cm prej sfungjerit cilësor dhe mbështetës Ecocell®
  • 2cm shtresë rehatie nga sfungjeri memory me vrima special për më shumë ajrosje
  • Sipërfaqe gjumi e freskët dhe e thatë
  • Veti të shkëlqyera termo-rregulluese – trajtimi me bazë natyrale Moov&Cool
  • Pastërti – trajtimi CleanEffect® mbron shtresën nga bakteret, grimcat e pluhurit dhe mikrobet
  • Ajrosje shtesë falë sistemit special AirX
  • Mbulesë e cila mund të hiqet dhe të lahet
  • Dizajn modern dhe tërheqës
  • Përdorim shumëfunksional në shtëpi
  • Rripa specialë për ta ruajtur dhe bartur më lehtë

Lartësi7cm

Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2

Mbaje kursorin mbiTap on   për detaje rreth produktit.

  1. Rripa, për ta ruajtur dhe bartur më lehtë.

  2. Sfungjer memory për rehati, vrima speciale për ajrosje shtesë.

  3. Dizajn modern dhe atraktiv.

  4. ZONA A – zona e kokës & qafës si dhe këmbëve, zonë me vrima special për mbështetje të duhur dhe rehati.

  5. Sfungjer Ecocell për mbështetje të duhur.

  6. Trajtimi Moov&Cool për veti të shkëlqyera termo-rregulluese.

  7. ZONA B – zona hip për mbështetje të duhur dhe shpërndarjen e barabartë të peshës.

  8. Trajtimi CleanEffect për higjienë të plotë.

  9. Sistemi AirX për më shumë ajrosje.

  10. ZONA A – zona e kokës & qafës si dhe këmbëve, zonë me vrima special për mbështetje të duhur dhe rehati.

Mjedis më i përshtatshëm për gjumë

Ambienti ku flini duhet t’i ketë “përbërësit” e duhur, me qëllim që t’i përshtatet nevojave tuaja. Një aspekt i rëndësishëm është përgjigja dinamike ndaj temperaturës së trupit.

Rehatia termike është e rëndësishme, sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Nëse djersiteni shumë ose keni të ftohtë gjatë gjumit, ju do të zgjoheni disa herë gjatë natës dhe kjo e dëmton cilësinë e gjumit. Andaj, mjedisi ku flini duhet të jetë i thatë, i freskët dhe i rehatshëm gjatë tërë natës. Për më tepër, vetitë e shkëlqyera termike kontribuojnë për një higjienë më të mirë.

Trajtimi termo-rregullues është një risi dhe element i rëndësishëm që do ta përmirësojë gjumin tuaj – ju flini më mirë, më shumë dhe më shëndetshëm. Trajtimi Moov&Cool në pjesën e sipërme të mbulesës së shtresës do ta sigurojë këtë cilësi për ju.

  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2
  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2

Ajrosje shtesë

Sfungjeri memory ka vrima special të cilat e shtojnë qarkullimin e ajrit, andaj sigurojnë një ambient gjumi edhe më të thatë.

Pjesët anësore janë të pasura me sistemin AirX – material me rrjetë, i cili është i ajrosshëm dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit në tërë shtresën.

Pastërti dhe freski

Mbulesa e kësaj shtrese është e pasur me trajtimin CleanEffect®. Ky trajtim i siguron shtresës mbrojtje nga bakteret, grimcat e pluhurit dhe mikrobet. Pra, siguron që shtresa juaj të qëndrojë e freskët dhe pa aroma të pakëndshme!

Për më shumë higjienë, mbulesa e shtresës mund të hiqet dhe të lahet në 40°C.

Dizajn praktik

Shtresa Memosan Roll Up 5+2 ka rripa specialë, falë të cilëve mund ta mbështillni dhe ruani më lehtë. Po ashtu, rripat ju mundësojnë ta bartni më lehtë në rastet kur udhëtoni.

  • Memosan Ultimo Rollup
  • Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2 Shtresë Memosan Ultimo Roll Up 5+2

E dizajnuar për çdo rast

Meqë kjo shtresë mbështillet dhe bartet lehtë kudo, përdoreni merreni me vete kudo që keni nevojë për gjumë të rehatshëm dhe çlodhës.

  • Divan

    Divan

  • Kamping ose karavan

    Kamping ose karavan

  • Konvikte

    Dhoma të konvikteve

  • Memosan Ultimo Rollup

    Banesa të vogla

Përdorimi dhe montimi bëhen lehtësisht

Nëse e porosisni online, shtresa ju vjen në derë të shtëpisë, e mbështjellur dhe e paketuar me mbyllje vakumi. Të gjitha shtresat tona vijnë të paketura në këtë mënyrë, falë procesit tonë eko-miqësor të transportit dhe mbrojtjes gjatë transportit. Doni ta përdorni diku tjetër? Thjeshtë mbështilleni, barteni apo ruajeni diku. Bartja e kësaj shtrese është kaq e lehtë.

  • 1
    Hapi 1

    Me kujdes prejeni qesen e jashtme me gërshërë, dhe sigurohuni që të mos e preni qesen e plastikës. Mos përdorni thikë.

  • 2
    3
    Hapi 2 dhe 3

    Shtrijeni shtresën e mbyllur me vakum në divan apo dyshek. Me kujdes prejeni qesen e plastikës përgjatë skajeve dhe hiqeni me kujdes atë.

  • 4
    Hapi 4

    Lëreni 6 orë, në mënyrë që shtresa e re të hapet dhe shtrihet tërësisht.

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza Shtresa e sipërme: Sfungjer poliuretani viskoelastik (sfungjer memory); Shtresa e poshtme: Sfungjer poliuretani (Ecocell®)
Lartësia 7 cm
Linja Dormeo Vitality
Mbështjellësi Top and front lateral side: 100% polyester; Bottom and lateral side: 100% polyester (AirX System); Inner cover: 100% polyester
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star