SHFLETO KATEGORITË
Dyqanet tona
Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Dyshek Fresh Prima Platinum

Photo
Video

Ky dyshek ofron mbështetje të shkëlqyer, falë tri shtresave të sfungjerit Ecocell®. Shtresa e mesme përbëhet prej sustave sfungjerike Octaspring®, jashtëzakonisht të ajrosshme & të personalizueshme, të vendosura në 3 zona rehatie. Për rehati shtesë, mbulesa e dyshekut ka sfungjer Memory, dhe mund të hiqet e të lahet (vetëm pjesa e sipërme në 30°C). Ndërsa fibrat CoolPlus® sigurojnë kontrollim të duhur të lagështisë. Lartësia: 18cm.

Përfito dhuratë me vlerë deri në 140 euro: Jorgan + Jastëk Aloe Vera
Dyshek Fresh Prima Platinum
Nga 399,90 € Nga
Çmimi me këste: 12 x 33.33
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 50
Më shumë

Ky dyshek ofron mbështetje të shkëlqyer, falë tri shtresave të sfungjerit Ecocell®. Shtresa e mesme përbëhet prej sustave sfungjerike Octaspring®, jashtëzakonisht të ajrosshme & të personalizueshme, të vendosura në 3 zona rehatie. Për rehati shtesë, mbulesa e dyshekut ka sfungjer Memory, dhe mund të hiqet e të lahet (vetëm pjesa e sipërme në 30°C). Ndërsa fibrat CoolPlus® sigurojnë kontrollim të duhur të lagështisë. Lartësia: 18cm.

Më shumë
Përshkrimi

Dysheku perfekt për tërë familjen

Nëse po kërkoni dyshekun e duhur për ju dhe familjen tuaj, jeni në vendin e duhur! Dysheku Fresh Prima Platinum përbëhet prej dy shtresave të forta por të personalizueshme me sfungjer Ecocell®. Në këtë mënyrë, ju ofron mbështetetjen e duhur. Mes tyre është një shtresë prej sustave sfungjerike Octaspring®. Ato janë jashtëzakonisht të personalizueshme, me lëvizje 3-dimensionale dhe janë të vendosura në 3 zona rehatie. I pasuruar me sfungjer Memory të qepur në mbulesë, dysheku i reagon në mënyrë perfekte të gjitha pikave të presionit të trupit. Në këtë mënyrë trupi juaj do të ketë mbështetjen dhe rehatinë e nevojshme. Sustat sfungjerike mundësojnë sigurojnë ajrosje të shkëlqyer, kurse fibrat CoolPlus® dhe trajtimi CleanEffect® Lite, sigurojnë kontrollim të mirë të lagështisë dhe higjienë. Mbulesa mund të hiqet dhe pjesa e sipërme mund të lahet në 30°C.

Dyshek Fresh Prima Platinum

Dobitë e teknologjisë së shquar Octaspring®

Teknologjia Octaspring® njihet si risia më e mirë, duke sjellë rehati të klasit të parë. Për më tepër, kjo teknologji përdorë 50% më pak material dhe praktikisht nuk prodhon mbetje. Megjithatë, dobitë më të mahnitshme të kësaj teknologjie do t'i përjetoni gjatë gjumit. Zbuloni se si.

  • Përshtatshëmri supreme 3D

    Sustat sfungjerike të punuara nga sfungjeri cilësor Ecocell®, kanë një dizajn unik Octaspring®, ku ku 8 kolona mbështetëse ofrojnë përshtatshmëri 3D si në formë ashtu edhe në funksionalitet. Çdo sustë sfunjgeri përputhet në mënyrë dinamike me format dhe lëvizjet e trupit tuaj, në të gjitha pozicionet e gjumit - anash, shpinë ose bark.

  • Dyshek Fresh Prima Platinum

    Mbështetje e shkëlqyer për shpinën

    Një nga karakteristikat më të veçanta të dyshekut, është pra shtresa Octaspring® me 3 zona rehatie të cilat ndjekin formën e shpinës dhe e mbajnë në pozicion të shëndetshëm gjatë tërë natës. Ofron mbështetje në pikat e synuara dhe një shkallë të përmirësuar të ergonomisë.

  • Freski e mrekullueshmes

    8 herë më e ajrosshme se sfungjeri tradicional memory, është dëshmuar se teknologjia Octaspring® promovon qarkullimin e ajrit dhe ulë temperaturën e shtratit në 3°C për t'ju siguruar gjumë më të thellë dhe më të gjatë. Për më tepër, shton higjienën e dyshekut.

Shiko brenda dyshekut

lartësi18cm

Dormeo Fresh Prima Platinum Mattress

Hover overMbani kursorin mbi   për detaje rreth produktit.

  1. Mbulesa e sipërme – Trajtim CleanEffect® Lite dhe fibra CoolPlus

    Trajtimi CleanEffect® Lite ofron mbrojtje anti-bakteriale dhe anti-mikrobike. Fibrat CoolPlus® sigurojnë kontrollim të lagështisë, ajrosje, rehati. Po ashtu mirëmbahet dhe thahet lehtë.

  2. 2cm sfungjer memory në mbulesë

    I përgjigjet çdo pozite, peshe, forme apo temperature trupore dhe zvogëlon pikat e presionit në pjesët e ekspozuara, muskuj dhe eshtra.

  3. 3cm sfungjer Ecocell®

    Shtresa shtesë e sfungjerit elastic, shton ndjenjën e rehatisë dhe mbështetjes.

  4. 3cm shtresë Octaspring® me 3 zona rehatie

    Ndjekë format e shpinës dhe e mban në pozicion të shëndetshëm gjatë tërë natës. Po ashtu, ofron 3 zona rehatie të ndara, për të siguruar ergonomi dhe sinergji të mirë me lëzivjet e trupit tuaj.

  5. 10cm sfungjer i fortë (i kaltër) Ecocell®

    Kjo shtresë ofron rehati të personaliuar me një strukturë elastike 3D plot me dhomëza të mbushura me ajër, e cila përshtatet me formën dhe peshën e trupit tuaj.

  6. Mbulesë me zinxhirë dhe 4 doreza (kapëse)

    Mbulesa mund të hiqet dhe pjesa e sipërme mund të lahet në 30°C. Ka katër kapëse që ju mundësojnë ta lëvizni më lehtë dyshekun.

Një shkallë e përmirësuar e ergonomisë

Shtresa kryesore e dyshekut Octaspring® ka 3 zona rehatie që mbështesin trupin në mënyrën e duhur, duke ndihmuar në përmirësimin e shtrirjes së shtyllës kurrizore dhe zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës që lidhen me gjumin.

Për më tepër, shtresat në pjesën e sipërme dhe të poshtme të bërthamës, janë punuar me sfungjer mbështetës Ecocell®, i cili siguron mbështetje shtesë. Po ashtu, është perfekt për trupin në zhvillim dhe në rritje të një fëmije.

Dyshek Fresh Prima Platinum Dyshek Fresh Prima Platinum Dyshek Fresh Prima Platinum

Shijoni ndjesinë e rehatisë

Edhe pse trupi duhet të mbështetet mirë, nuk duhet të harrojmë rehatinë.

Sfungjeri Memory i qepur në mbulesë do të përshtatet në mënyrë të përsosur në çdo formë të trupit tuaj dhe do të sigurojë lirimin e pikave të presionit. Në këtë mënyrë, ndihmon edhe në relaksimin e muskujve dhe nyjet që dhembin, veçanërisht pas një dite të gjatë në punë ose një stërvitje intensive.

Dyshek Fresh Prima Platinum

I përkryer për ata që ndajnë një shtrat së bashku

Ky është me të vërtetë një dyshek perfekt për çfite apo për ata që flenë me fëmijët. Falë sustave sfungjerike Octaspring® që nuk janë ngjitur me njëra-tjetrën, nuk do të ketë asnjë transferim të lëvizjes. Në këtë mënyrë, edhe kur fle me një partner apo edhe me fëmijë, ju do të bëni gjumin rehat dhe nuk do të shqetësoheni nga lëvizjet e tjetrit.

Dyshek Fresh Prima Platinum

Qëndroni freskët gjatë gjithë natës

Përveç sustave sfungjerike Octaspring® në shtresën kryesore dhe strukturës së ajrosshme të sfungjerëve Ecocell®, ne kemi menduar edhe për veti të tjera që e bëjnë dyshekun edhe më të ajrosshëm.

Mbulesa inovative me një model 3-D është pasuruar me fibra CoolPlus®, të cilat janë krijuar me teknologji të veçantë për të larguar lagështinë nga lëkura dhe për të përshpejtuar tharjen. Në këtë mënyrë, kjo i ndihmon sidomos njerëzit që kanë probleme djersitje gjatë natës.

Dyshek Fresh Prima Platinum

Mirëprisni një sipërfaqe të freskët dhe të shëndetshme

Të kesh një dyshek të ajrosshëm që siguron qarkullim të mjaftueshëm ajri, është baza për të rregulluar lagështinë dhe ngrohtësinë e sipërfaqes në të cilën zhvillohen më shpesh bakteret. Megjithatë, për ta mbrojtur dyshekun tuaj edhe më shumë nga bakteret dhe aromat e pakëndshme, mbulesa e tij është e trajtuar me CleanEffect® Lite.

Sidomos nëse ju ose fëmija juaj keni probleme me alergji ose keni lëkurë të ndjeshme, do të jeni të lumtur të dini se mbulesa mund të hiqet dhe pjesa e sipërme mund të lahet.

Vendosja e dyshekut bëhet shpejt dhe lehtë

Dysheku juaj i ri do të mbërrijë në shtëpinë tuaj, i ngjeshur dhe i vakumuar, i mbrojtur në një kuti të dhe i mbështjellë në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të ngjeshur dhe të vakumuar falë procesit eko-miqësor dhe mbrojtjës që përdorim gjatë transportit.

  • 1
    Hapi 1

    Preni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos preni qesen plastike në brendësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.

  • 2
    Hapi 2

    Hapni dyshekun e rrotulluar të vakumuar për të vendosur atë mbi shtratin tuaj. Me kujdes ia preni pjesën plastike në qoshe dhe e hiqni atë.

  • 3
    Hapi 3

    Lini 6 orë dyshekun tuaj të hapur në mënyrë që të fryhet plotësisht.

Specifikat Teknike
Trajtim antibakterial Po
Baza sfungjer Ecocell®, Octaspring®
Fortësia Mesatarisht i fortë
Garancioni 15 vite
Lartësia 18 cm
Linja Dormeo Vitality
Materialet e dyshekut Sfungjer Ecocell®, Sfungjer Memory, Susta Octaspring®
Mbështjellësi 100% polyester (of which 29% CoolPlus®)
Mbështjellësi mund të pastrohet Po
Programi Dormeo gjumë
Shpuzë memoruese Po

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star