Studime të shumta kanë dëshmuar se ekspozimi në natyrë sjellë benefite të shumta për mirëqenien tonë fizike dhe emocionale. Madje, sipas disa studimeve, thjesht duke pasur një pamje të natyrës, mund të ndikojë pozitivisht, duke zvogëluar stresin. Ju nuk mund ta bartni dhomën e gjumit në natyrë, por mund ta sillni natyrën brenda dhomës së gjumit, me koleksionin tonë Nature’s! Kjo linjë përmban produkte me dizajne moderne frymëzuar nga natyra, me përmbajtje të materialeve natyrale dhe paketime eko-miqësore.
Ky koleksion është një zgjidhje e kompletuar për gjumë më të mirë dhe më të shëndetshëm. Po ashtu, produktet Nature’s e bëjnë shtëpinë tuaj një vend më të rehatshëm dhe relaksues. Koleksioni Nature’s përmban shtresa, jastëkë, batanije, llampë, tepiha, peshqirë dhe sete çarçafësh. Me produktet Nature’s, shtëpia juaj do të shndërrohet në një vend më të këndshëm, ku ju do të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur.
Gjeje zgjidhjen perfekte për gjumëShtresa 4cm Nature’s Aloe Vera është mënyrë efikase dhe ekonomike për ta përmirësuar sipërfaqen e gjumit, nëse flini në divan ose dyshek të vjetër apo të papërshtatshëm. Është e pasur me aloe vera, e cila ka veti natyrale higjienike dhe ofron ndjesi të këndshme për lëkurë.
Shiko produktinNëse po kërkoni rehati shtesë në një shtresë, kjo është e duhura për ju! Shtresa Nature’s Aloe Vera përbëhet prej 5cm sfungjer Orthocell™. 1cm lartësi ekstra mund të duket pak, por e shton nivelin e mbështetjes dhe rehatisë. Po ashtu, bashkë me këtë shtresë vjen edhe një jastëk anatomik Nature’s.
Shiko produktinProduktet e linjës Nature’s janë krijuar me nënën Natyrë në mendje. Andaj, ne kemi përdorur materiale natyrale dhe eko-miqësore, si dhe paketime të ripërdorshme. Po ashtu, këto produkte kanë ngjyra dhe dizajne me motive nga Natyra. Pra, koleksioni i ri frymëzuar nga natyra do të sjellë një copëz natyre në shtëpinë tuaj, veçanërisht në dhomën e gjumit.
FRYMËZUAR NGA NATYRA, PËR SHTËPINË TUAJ.
A është jastëku yt më i vjetër se dy vjet dhe me gunga? Mos prit më shumë, por rifresko shtratin me një jastëk të ajrosshëm, higjienik dhe të pasur me aloe vera, frymëzuar nga natyra! Jastëku Nature’s i ka këto veti dhe është i mbushur me mikrofibra Wellsleep® për vëllim, butësi dhe rehati. Trajtimi CleanEffect® siguron mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobe dhe anti-pluhur. Lartësia mund të rregullohet. Jastëku ka madhësi 50x70cm dhe mbështjellësi i tij mund të lahet në 40°C.
Jastëku anatomik Nature’s ka bërthamë prej sfungjeri Orthocell™ dhe sfungjer Memory në formë të veçantë për të siguruar ajrosje, mbështetje të personalizuar dhe është i përshtatshëm për ata që flenë në krah apo në shpinë. Mbështjellësi i jastëkut është i punuar 100% prej fibrave të ricikluara, është i pasuruar me trajtim CleanEffect®, Aloe Vera si dhe mund të lahet në 40℃. Madhësia: 30x50cm.
Shiko produktinBatanija Nature’s do t’ju ofrojë një përqafim të ngrohtë, të butë dhe relaksues. Shijoni extra ngrohtësi gjatë ditëve të ftohta e të hershme të pranverës dhe shijoni butësinë e një batanije të punuar 100% nga pambuku. Në dispozicion në 6 ngjyra të bukura dhe me një model me gjethe, të inspiruar nga natyra.
Shiko produktinI punuar 100% nga pambuk sateni dhe me një model delikat me gjethe e lule , ky set çarçafësh do të shtojë butësi dhe freski në shtratin tuaj. Inspiruar nga natyra, ky set çarçafësh është në dispozicion në dy madhësi dhe tri ngjyra të këndshme: e kaltër, hiri dhe e gjelbër.
Shiko produktin >>Sillni një copëz natyre në dhomën tuaj, me këtë set çarçafësh të inspiruar nga natyra. Ky set ka një dizajn më të gjallë me lule, është në dispozicion në dy madhësi dhe tri ngjyra të klasike: e e bardhë, bezhë dhe e gjelbër.
Shiko produktin >>Dizajni Linenmix është në dispozicion në dy ngjyra solide: hiri ose e gjelbër. Ky set është special, sepse përbëhet prej një përzierje pambuku dhe liri. Ky kombinim perfekt rezulton në një set të butë, ajrosshëm dhe rehatshëm. Po ashtu, ka veti termorregulluese.
Shiko produktin >>A keni dëgjuar ndonjëherë për biofilinë? Biofilia do të thotë “dashuri për natyrën” dhe sugjeron që njerëzit kanë një prirje të lindur për të kërkuar lidhje me natyrën. Ne në Dormeo e duam natyrën dhe besojmë se duhet të lidhemi me të edhe në dhomën ku kalojmë gati 1/3 e jetës. Një dhomë, qëllimi kryesor i së cilës është të na bëjë të pushojmë dhe të çlodhemi. Thënë shkurt, DHOMA E GJUMIT.
Dizajni biofilik nënkupton natyrën në ambiente të brendshme, duke përfshirë elemente natyrore dhe duke stimuluar një mjedis natyror brenda. Kjo krijon një ambient qetësie, i cili përmirëson shëndetin tonë të përgjithshëm.
Kjo llampë elegante përmban elemente nga natyra dhe po ashtu është krijuar me natyrën në mendje. Përmban një kornizë natyrale prej druri, dizajn minimalist, është me efikasitet energjetik dhe zgjatë shumë.
Shiko produktin >>Kjo tepih do t’ju ofrojë këmbëve tuaja një ndjesi përkëdhelëse sa herë që shkelni mbi të. Bërthama e tepihut është e punuar nga sfungjeri memory, i cili ofron rehati për këmbët tuaja. Kurse pjesa e poshtme është punuar nga rrjeta AirX, andaj tepihu është i ajrosshëm dhe anti-rrëshqitës.
Shiko produktin >>Peshqiri Nature’s Linen ka një fund liri, andaj pos rehatisë dhe butësisë, do t’i japë pamje premium banjos suaj. Është i punuar 100% nga pambuku, ka ngjyrë bezhë dhe është në dispozicion në 3 madhësi.
Shiko produktinRifreskoni banjon me peshqirë të butë dhe cilësorë, të punuar me pambuk 100% natyral! Peshqiri Nature’s Flowers është po ashtu i qëndrueshëm, absorbues dhe i ajrosshëm. Po ashtu, ka një dizajn lulesh në skaje. Në dispozicion në 3 ngjyra (hiri, bezhë, gjelbër) dhe 3 madhësi.
Shiko produktin