- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
- Jeni të regjistruar?Kyçu
- Konsumator i ri?Dua të regjistrohem
Coco Chanel dikur thoshte se luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks. Ne duhet të pajtohemi me këtë fakt. Derisa flisni për dyshekët dhe një gjumë i mirë i natës mund të tingëlloj “muhabet” i tepruar për ju, mendoni se si do të ishte jeta juaj, nëse do të kishit ditur më herët se një gjumë i mirë natën mund të blihet në të vërtetë. Njerëzit shpesh janë zgjuar në mëngjes të shqetësuar, të përgjumur, me dhimbje të vazhdueshme - për një kohë të gjatë para se t’a lidhnin atë me dyshekun. Kështu që, nuk guxoni kurrë të bëni kompromis me rehatinë, kur e dini tashmë çmimin e ëndrrave tuaja. Mbani mend - një gjumë i natës së mirë është një luks i ri.
Teknika më e mirë për tu zgjuar heret është vet zgjimi. Të hidhesh nga shtrati me entuziazëm dhe të shtrish krahët, sikur të thuash: “Po! Jam gjallë! Ose jo. Ndoshta tingëllon shumë për mëngjesin, por nëse e vendosni mendjen tuaj, do të bëhet më e lehtë me kohën. Përveç kësaj metode ne kemi disa teknika për t'u zgjuar herët.